Kuvendi mban dy seanca, njëra e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë dy seanca. Në seancën e jashtëzakonshme do të diskutohet në lidhje me koeficientin e pagave

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjten e 26 tetorit do të mbajë dy seanca.

Njëra nga to është e jashtëzakonshme ku pritet të mbahet debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Seanca e parë do të fillojë në ora 10:00 ku do të jetë vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara të seancave të kaluara, ndërsa seanca e jashtëzakonshme në ora 12:00.

Rendi i ditës për vazhdimin e seancës plenare

  • Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika