Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, ka miratuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë

Kuvendi i Kosovës





Kuvendi i Kosovës, pas një debati dyorësh në një seancë të jashtëzakonshme, ka votuar pro vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Në momentin kur është bërë votimi, të pranishëm në sallë kanë qenë 77 deputetë, ndërsa 61 prej tyre kanë votuar për.

Ndërkaq, opozita e ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim të krizës energjetike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gash,i ka thënë se gjendja emergjente shpallet për situatë dhe kohë të caktuar, duke pyetur ministren Rizvanolli se sa kanë ndikuar këto masa në rritjen e kapaciteteve të Kosovës për furnizim me energji elektrike.

“As nuk është përmirësuar prodhimi bile ka pasur përkeqësim. Qeveria duhet të japë llogari para Kuvendit se cilat janë produktet e këtyre masave emergjente”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se nga Qeveria nuk është marrë asnjë hap tjetër, përveç atij për shpalljen e gjendjes emergjente.

“Unë pajtohem që nuk ka ndryshim të gjendjes në tregun energjeti,k por nuk ka ndryshim as të menaxhimit”, ka thënë Shala.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se qeveria është duke eksperimentuar me masat emergjente.

“Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti, nga mosdija për udhëheqje, është eksperimentuar në baza emergjente. E nderuar qeveri, lidhur me këtë temë keni mospërputhje të njohjes së konceptit emergjent sepse është e 6-ta herë që e shpallni këtë gjendje. Tregojuni qytetarëve se nuk bashkëpunoni me opozitën”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa më 8 nëntor, 65 deputetë kanë votuar pro vendimit të Qeverisë së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike për 30 ditë.

Rizvanolli kërkon zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji, opozita me kritika

 





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika