Latifi: Kemi pranuar doza të vaksinave pediatrike kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka konfirmuar se tashmë kanë pranuar doza të vaksinës pediatrike kundër COVID-19, dhe se sot apo të hënën do të mblidhet komiteti për vaksinimin për të dhënë rekomandimin për këto vaksina

Latifi edhe sot u shpreh i shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa paralajmëroi fushatë të re të vaksinimit antiCOVID.

“Komiteti për vaksinimin do të takohet ose takohen sot ose të hënën, ashtu siç kam thënë edhe dje. Unë nuk jam mbret, jam ministër i Shëndetësisë që i marr këshillat nga ekspertët. I kemi marrë vaksinat e fëmijëve dhe ne ndoshta duhet të fillojmë një fushatë të re vaksinimi për shkak se rastet po na rriten dhe jam shumë i shqetësuar. Fatkeqësisht, kjo është në gjithë botën, jo vetëm në Kosovë… Ne e kemi prej 5+ kur del udhëzimi prej ekspertëve, ju do ta dini”, u shpreh ai.

Ai po ashtu ka treguar edhe për përvojën e tij si pacient, pasi para disa javësh kreu një operim në QKUK, raporton Kp.

Latifi tha se trajtimi ka qenë i mrekullueshëm, derisa theksoi se barna për trajtim nuk ka blerë gjatë shërbimit në QKUK.

“Nuk është e vërtetë që operacion më ka bërë vetëm doktor Enveri, mua më kanë operuar katër kirurgë të tjerë që kanë qenë ekip të udhëhequr nga doktor, Enveri, por ajo përvojë ishte e mrekullueshme përkundër faktit që unë jam vonuar… Përvoja ime prej momentit kur kam hyrë në emergjencë si çdo pacient tjetër nga momenti i ekzaminimit e deri kur e kam marr një skanim, kam dalë nga salla e operacionit gjatë kujdesit intensiv për dy ditë e gjysmë… Nuk kam blerë ilaçe në spital, por kam blerë ilaçe ambulatore që është dashur t’i marr”, tha Latifi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika