Lehtësohet lëvizja ndërkufitare mes Kosovës e Maqedonisë Veriore

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se lëvizja ndërkufitare me Republikën e Kosovës do të lehtësohet dhe sipas tij së shpejti vendkalimet kufitare do të jenë "Bllacë - Han i Elezit" dhe "Jazhincë - Glloboçicë" të jenë të përbashkëta

“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republkën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!”, kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Më tej, ai ka shtuar se pikat e përbashkëta kufitare do të jenë  “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.

“Në seancën e sotme të Qeverisë, shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare ‘Bllacë – Han i Elezit’ dhe ‘Jazhincë – Glloboçicë’, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Grubi ka bërë të ditur se e kanë “angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika