Limaj krenohet me aeroportin e Prishtinës: Sjell më shumë fitime për Kosovën se Trepça dikur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke e cilësuar si një prej projekteve më të suksesshme për ekonominë e Kosovës.

Ai ka theksuar se, pas 12 vjetësh të përpjekjeve dhe akuzave se aeroporti u shndërrua në një pasuri të humbur, ai sot ka arritur të bëhet një ndërmarrje fitimprurëse që i sjell Kosovës fitime të mëdha.

Sipas Limajt, Aeroporti i Prishtinës është bërë një pasuri më e vlefshme për vendin, duke sjellë mbi 30 milionë euro fitime çdo vit, një shifër që do të arrijë deri në 500 milionë euro gjatë periudhës 20-vjeçare të kontratës.

“Sot Kosova i ka këto dy-tri projekte të mëdha, dhe shumë projekte të tjera. Po e nisim me aeroportin: për 12 vjet qytetarët kanë qenë të ekspozuar ndaj shpifjeve dhe mashtrimeve se aeroporti ka qenë i shitur, i privatizuar, i rrënuar, siç thuhej. Tanimë jemi dëshmitarë se kemi një aeroport modern që operon dhe i sjell Kosovës më shumë fitime se dikur Trepça. Aktualisht, ndërmarrja e vetme dhe i vetmi investim direkt i huaj në Kosovë është aeroporti, i cili i siguron Kosovës së paku 30 milionë euro fitime në vit.

Është parashikuar që nga fluksi dhe volumi i qarkullimit të tejkalojë 500 milionë euro, ndërsa kontrata përfshin një periudhë prej 20 vitesh, nga të cilat kanë mbetur edhe 8 vite, dhe pastaj i kthehet Kosovës.

Është një investim ndërkombëtar direkt, pa asnjë cent nga shteti. Vetëm terminali ka kushtuar mbi 100 milionë euro, Kosova përfiton rreth 500 milionë euro nga kjo kontratë, dhe në fund aeroporti i kthehet shtetit. Kjo është një kontratë që të bën të ndihesh krenar. Kur e kam marrë unë aeroportin, ka qenë e nevojshme të jepeshin 12 milionë euro për ta mbajtur në operim. Sot, është kthyer në ndërmarrjen më fitimprurëse, duke i sjellë buxhetit të Kosovës 30 milionë euro çdo vit”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

“Aeroporti i Prishtinës, pas 8 viteve, kur të futet në një kontratë të re, mund t’i sjellë buxhetit të Kosovës nga 800 milionë deri në 1 miliard euro për 10 vitet e ardhshme.”

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika