Lista Serbe akuzon ministrin Sveçla për “provokim ndëretnik”

Pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës me armë zjarri në liqenin e Ujmanit, Lista Serbe ka dalë me një deklaratë, në të cilën ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën për "provokim ndëretnik"

Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës me armë zjarri në liqenin e Ujmanit, duke thënë se dënon çdo lloj kërcënimi për sigurinë, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien në “provokimet” e Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe ministri Sveçla po përpiqen që qytetarët serbë në Veri të Kosovës t’i paraqesin si agresivë.

“Lista Serbe dënon çdo lloj kërcënimi për sigurinë, pa marrë parasysh se nga cila anë vjen dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos bien në provokimet e Xhelal Sveçlës dhe Qeverisë së Kosovës, të cilët po përpiqen të paraqesin popullin tonë në veri si agresiv”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërsa, në deklaratë po ashtu thuhet se nuk ka tensione dhe konflikte në vendet me shumicë serbe, të cilët sipas Listës Serbe jetojnë në paqe me shqiptarët, dhe komunitetet pakicë në Kosovë.

Po ashtu, Lista Serbe akuzon Qeverinë e Kosovës se “pothuajse çdo ditë” dërgon forcat speciale të armatosura në vendet me shumicë serbe, të cilët sipas tyre ngacmojnë qytetarët dhe krijojnë kaos.

“Nuk ka tensione dhe konflikte në zonat serbe dhe serbët jetojnë në paqe me shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët e të tjerë, por kjo nuk i shkon përshtat Qeverisë së Kosovës, e cila pothuajse çdo ditë dërgon forcat speciale shqiptare të armatosura deri në dhëmbë në zonat thjesht serbe. Të cilët pastaj të ngacmojnë qytetarët dhe të krijojnë kaos në të cilin vuajnë edhe të pafajshmit si Sreçko Sofronijeviç”, thuhet në njoftimin e tyre.

Deklaratën Lista Serbe e ka përfunduar duke thënë se kuptojnë gjithçka që u ka ndodhur në javët e fundit, ndërsa qytetarëve serb në Kosovë u kërkojnë që të ruajnë qetësinë dhe të jenë të përmbajtur.

Por, kjo nuk është hera e parë që sulmohet Policia e Kosovës. Vetëm në prill të këtij viti janë regjistruar të paktën gjashtë sulme ndaj këtij institucioni.

Sveçla: Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika