Sveçla: Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin e ndodhur të shtunën, ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit në Zubin Potok. Sipas tij, grupet ilegale serbe kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar ose për t’i vrarë ata

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit”.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla pasi njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok është sulmuar me armë zjarri në Liqenin e Ujmanit.

Sipas tij, vetëm të shtunën rreth dhjetë herë është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare, dhe se grupet ilegale serbe janë duke u mbrojtur publikisht nga struktura të caktuara serbe, të cilët janë duke u përpjekur maksimalisht të pengojnë detyrën e policisë brenda Kosovës.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë”, ka deklaruar Sveçla.

Ndërkaq, ai ka shtuar se për më pak se një javë “strukturat kriminale” kanë tentuar dy herë t’i pengojnë zyrtarët policorë apo sipas tij duke shtënë me armë ndaj tyre është tentim edhe për vrasje.

“Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar ose për t’i vrarë ata”, është shprehur ai.

Gjithashtu, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës do të mbetet e angazhuar të kryejë detyrën e tyre, dhe se për asnjë kush nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre pavarësisht çdo sulmi të organizuar.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë në veri të Kosovës, përkatësisht prej 10 të shtënash të njëpasnjëshme në drejtim të tyre.

Foto nga Liqeni i ujmanit në Zubin Potok

Përgjatë së shtunës, njësitë policore, derisa kanë qenë duke e vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, është sulmuar me armë zjarri.

Asnjë pjesëtar i njësisë policore kufitare nuk ka pësuar lëndime nga sulmi në fjalë.

Po ashtu, i është ofruar ndihmë njësisë policore edhe  Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare.

Ky nuk është i vetmi sulm ndaj Policisë së Kosovës.

17 korrik, pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kishin mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash. Kamioni kishte dëmtuar automjetin e Policisë pas dy goditjesh.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin penguar nga dy automjete civile në Komunën e Leposaviqit, gjersa kishin tentuar të ndalonin një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash.

Sulmohet me armë policia kufitare në veri

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika