Llojet e erëzave të cilat duhet përdoren gjatë gatimit

Erezat janë të shëndetshme si dhe përdorimi i tyre ka rëndësi në ushqimin tonë.Llojet e erezave janë të shumta ne kemi zgjedhur vetëm disa me cilat do merremi

Ja cilat janë llojet e erëzave që duhet ti përdorim?

Njerëzit në të gjithë botën kanë njohur për shekuj me radhë fuqinë shëruese të bimëve dhe erëzave.Këtu keni arsyet pse ato janë kaq të mira për ju dhe këshilla pse duhet ti përdorim.

Një spërkatje kanelle në kafenë tuaj të mëngjesit,një grusht borzilok i sapo copëtura mbi makarona mund të zgjojnë një aromë dhe të japin një shije fantastike në pothuajse  cdo ushqim.Këtu janë përfitimet shëndetësore të disa prej bimëve dhe erëzave të preferuara.

1.Shafrani i Indisë:

Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhebilit, Ginger. Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë. Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve.

Ilustrim

I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore nga kanceri dhe sëmundjes Alzheimer.

Lehtëson gjithashtu inflamacionin, ngadalëson kancerin,trajton depresionin dhe gjendjen të tjera.

2.Xhenxhefili:

Bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të nxehta, me gjethe si heshta e me lule të verdha, rizomat e së cilës kanë një lloj vaji dhe përdoren të thara për t’u dhënë erë të mirë pijeve, gatesave etj. Vaj xhenxhefili. Salep me xhenxhefil. Me karafil e xhenxhefil. I hedh xhenxhefil.

Ilustrim

Xhenxhefili është shumë i mirë për gatojca, çaj dhe pjekurina, por gjithashtu forcon sistemin imunitar. Shumë mirë njihet për minimizim të thartirës në stomak apo djegësirës, vjeljet e nxitura nga lëvizjet në makina (autobus), migrena dhe për parandalimin e kancerit në vezore dhe zorre të trashe. Në vend të kafesë në mëngjes pi një gote çaj jeshil me ca xhenxhefil si zëvendësim.

Gjithashtu qetëson të përzierat ,lufton dhimbjen e artritit.

3.Kanella:

Kanella bëhet nga lëkura e disa pemëve që janë pjesë e familjes Cinamomum. Procesi i prodhimit të saj përfshin disa hapa. Fillimisht fermerët e ndajnë lëkurën nga trungu i pemës, më pas ata e pastrojnë atë nga jashtë dhe nga brenda shkruan Shendeti.

Ilustrim

Ul sheqernat e shtuara në dietën tuaj,kontrollon sheqerin në gjak.

4.Hudhra:

Është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, ka erë të fortë e të djeg. Përdoret si ushqim ose si bimë mjekësore.

Ilustrim

Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur me kripëra të kalciumit, jodit dhe sulfurit.

Ul presionie lartë të gjakut,rrit imunitetin.

5.Rozmarina:

Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.

Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Ilustrim

Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

Ajo gjithashtu përmirson funksionin dhe gjendjen e trurit,gjithashtu nxit rritjen e flokëve.

6.Koriandër:

Koriandër është një nga barishtet dhe erëzat më të vjetra të regjistruara. Koriandri u përmend në Bibël dhe farat janë gjetur në rrënojat që datojnë që nga viti 5000 p.e.s. Emri i saj vjen nga fjala greke koris, që do të thotë një erë e keqe.

Ilustrim

Ul kolesterolin e keq dhe rrit kolesterolin e mirë, gjithashtu ndihmonë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

7.Menta:

Një barishte aromatike e fortë që përshtatet shumë mirë me perimet dhe që “zbut” pjatat me yndyrë me ushqime të skuqura. Perfekte edhe në ëmbëlsira.

Ilustrim

Përmirëson gjendejen e organizmit dhe përqëndrimin,lehtëson simptomat e ibs,lehtëson të përzierat.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika