Mandiq zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi

Andrija Mandiq është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi. Ai e mori e mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare

Andrija Mandiq është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi dhe, njëherësh, anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili komandon Ushtrinë e Malit të Zi.

Mandiqi e mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare, gjatë votimit në një seancë të Parlamentit malazez të hënën pasdite.

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë u larguan nga salla para votimit. Ata lidhën një fjongo të zezë në mikrofon në emër të, siç thanë, ditës së zezë për demokracinë në Mal të Zi.

Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiqit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo është, po ashtu, kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Për shkak të zgjedhjes së Mandiqit, në orën 18:00 në para Kuvendit filloi protesta e organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të Luçës dhe partitë opozitare. Është, gjithashtu, i afërt me ideologjinë e lëvizjes çetnike, e cila ka bashkëpunuar me Gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore.

Titullin simbolik të dukës çetnik e ka që nga viti 2007.

Sipas marrëveshjes së mandatarit për kryeministër, Millojko Spaijiq, me shumicën e re, partitë e Frontit Demokratik do ta mbështesin Qeverinë e tij të pakicës në Parlament dhe, në fund të vitit të ardhshëm, do të bëhen zyrtarisht pjesë e saj.

Uashingtoni zyrtar ka paralajmëruar dhe shprehur disa herë shqetësim se Qeveria e re përbëhet nga parti dhe liderë që janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike.

Qëndrim i ngjashëm është shprehur në disa raste edhe nga institucionet evropiane.

Mandiq e sheh Putinin si president të tij

Në vitin 2019, presidenti rus, Vladimir Putin, u takua në Beograd me Andrija Mandiqin dhe një udhëheqës tjetër të Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, të cilët atëkohë kanë qenë në opozitë.

“Mandiq dhe Knezheviq ia kanë përcjellë presidentit të Rusisë përshëndetjet e popullit serb në Mal të Zi dhe kanë theksuar se shumica e Malit të Zi e percepton atë si president të vetin”, ka thënë atëkohë Fronti Demokratik.

Sipas atij njoftimi, Putin u ka thënë atyre se janë “heronj të vërtetë” dhe se duhet “të durojnë”.

Mandiq dhe Knezheviq janë akuzuar se kanë planifikuar një “grushtshtet” në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, në vitin 2016, së bashku me anëtarët e shërbimit rus, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, si dhe me tetë shtetas të tjerë serbë.

Rasti është lidhur me përpjekjet për ta penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Me aktgjykimin e shkallës së parë, në maj të atij viti, ata janë dënuar me nga pesë vjet burgim.

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë vendimin dhe e ka çuar rastin në gjykim të ri.

Mandiq dhe Knezheviq i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se bëhet fjalë për një proces të inskenuar politikisht.

Një burim nga administrata amerikane ka konfirmuar në vitin 2022 se Fronti i tyre Demokratik është financuar nga Rusia gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016. /REL

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika