Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë, debat në komisionet parlamentare për ujdinë e emigrantëve

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Politikën e Jashtme të parlamentit shqiptar po zhvillohen diskutimet e fundit për projektligjin midis Italisë dhe Shqipërisë lidhur me azilkërkantët që mbërrijnë në brigjet italiane. Diskutimi në Parlamentin shqiptar pritet të ndodhë këtë të enjte në seancën plenare

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Politikën e Jashtme në Shqipëri janë duke u zhvilluar diskutimet e fundit për projektligjin midis Italisë dhe Shqipërisë për azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet italiane.

Supozohej që diskutimi dhe miratimi në Parlament i këtij projektligji të shkonte në seancën e fundit për këtë vit, më 21 dhjetor, por sipas informacioneve të fundit, sugjerohet se diskutimi i këtij projektligji do të ndodhë këtë të enjte në seancë plenare.

Javën e shkuar Qeveria italiane e çoi në Parlament këtë projektligj dhe mori miratimin.

Për sa i përket Parlamentit të Shqipërisë kërkohet një shumicë e thjeshtë votash për ta miratuar, pra nuk priten surpriza këtë të enjte për miratimin e këtij projektligj.

Dy partitë demokratike, ajo e Berishës dhe e Lulzim Bashës, këtë projektligj e kanë ankimuar në Gjykatë Kushtetuese pasi ka elementë antikushtetues, shkruan TopChannel.

Ndryshe, më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes për emigrantët, porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika