Marrëveshje mes “Western Balkans” dhe Spitalit Amerikan, 30 studentë bëjnë praktikë

Këtë të shtunë, spitali Amerikan 2 kishte për vizitë një mysafir të veçantë

Presidenti dhe kryetari i bordit i Universitetit Western Balkan, Ferdinand Gjana, u njoftua nga afër me hapësirat e këtij institucioni shëndetësor.

Atë e mirëpriti drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi.

Mysafirit nga Shqipëria iu prezantuan ambientet spitalore një nga një.

Atij iu bë e ditur edhe impakti që ka pasur stafi mjekësor në shërimin e pacientëve.

Pas kësaj u arrit edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Western Ballkan Universitet me grupin e spitaleve amerikane për t’u ofruar tridhjetë studentëve të këtij universiteti mundësi për të bërë praktikë profesionale me pagesë.

Detajet e saj i dha nikoqiri.

“Unë mbeta shumë i impresionuar nga kjo vizitë. Arsyeja e kësaj vizite është për të ngritur një urë bashkëpunimi mes Universitetit të USA Ballkan në Tiranë dhe Spitalit Amerikan në Prishtinë. Universiteti është i fokusuar në fushat e mjekësisë dhe të degëve të mjekësisë”, tha Ferdinand Gjata.

“Krahas ofrimit të bursave për studentët nga Kosova, ne duam që bashkë me Spitalin Amerikan të krijojmë një sinergji për t’u ofruar këtyre të rinjve praktika gjatë studimeve për t’u dhënë mundësi punësimi pas studimeve, por për të krijuar gjithashtu dhe një sinergji dhe një dinamik dhe gjatë disa viteve që do të studiojnë në Tiranë”, vijoi ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi, tha se lidhja e kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë në zhvillimin institucional, duke rritur edhe përmirësuar nivelin shkencor.

“Jemi të interesuar për kuadrot e rinj. Jemi të interesuar për të gjithë ata që kanë dëshirë, vullnet t’i bashkohen dëshirës dhe qëllimit tonë për të ofruar një mjekësi ekselente nëpërmjet një trajnimi ose shkollimi ekselent, siç ofron Western Ballkan University”

Veç tjerash, bashkëpunimi përfshin angazhimin e të dyja palëve për ofrimin e programeve në fushën e mjekësisë, shkencave mjekësore dhe teknologjisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika