Marrëveshjet që priten të nënshkruhen nga dy qeveritë

Përgjatë takimit të dy qeverive, janë shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimeve të cilat priten të nënshkruhen dhe të realizohen me të gjitha pritshmëritë

Takimi i dy qevrive

Nënshkrimi i disa marrëveshjeve është konfirmuar në takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka thënë se do të nënshkruajë marrëvëshjen me ministren e Shqiperisë që të hiqen të gjitha shpenzimet, ashtu që maturantët nga Kosova dhe Shqipëria të kenë mundësi aplikimi në 19 universitete publike, që nga Korça e deri në Mitrovicë.

”Do të vazhdoj të kërkoj kuota të veçanta, në formë të masës afirmative. Njëherësh, do të mundësohet edhe shkëmbimi i studentëve”, ka thënë Pupovci.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka thënë se “Ky bashkëpunim do të hyjë në fuqi që nga fillimi i ri akademik”.

Gjithashtu, marrëveshje bashkëpunimi janë paralajmëruar edhe nga ministrat e punëve të brendshme.

“Protokolli i parë që do të nënshkruajmë, është përcaktimi nga 1 qershori deri më 21 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo festë, kosovarët dhe shqiptarët nuk do të kalojnë nëpër kontrolle të krijimit të radhëve të gjata”, ka thënë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi.

Një gjë e tillë e konfirmuar nga e njëjta frymë ka ardhur edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Policia e Kosovës do të bashkëpunojë në kuadër të kësaj marrëveshjeje duke bërë lehtësira në Vërmicë.

Edhe në fushën e ekonomisë, ministrat e dy dikastereve përkatëse thanë se do ta rrisin bashkëpunimin.

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, memorandumin për bashkim doganor si hap të parë, e ka cilësuar si një interes kombëtar. E njëjta gjë është konfirmuar nga homologia e tij, Delina Ibrahimaj, e cila ka thënë se “Të gjitha barrierat administrative do të lehtësohen, të gjitha këto iniciativa do të bëhen realitet”.

Mes të tjerash, Murati ka thënë se “kjo marrëveshje do të përfshijë shkëmbimet e të dhënave, kjo do të zbatohet edhe në nivelin teknik, ku në tregje do të ketë lëvizje të fuqisë puntore falë kësaj marrëveshjeje për sigurime”.

Në sektorin e energjisë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se pjesa e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet ka të bëjë me ndërtimin e një termocentrali me gaz të lëngshëm në Vlorë.

Sipas homologes së saj, një bashkëpunim i tillë do të ishte më se i nevojshëm duke marrë parasysh situatën e krijuar si shkak i konfliktit rus.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë që me marrëveshjen mes ministrave të brendshëm për kalimin kufitar mundëson që infrastruktura e fshatarave të përmirësohet.

Homologia e tij, Belinda Balluku nga Qeveria e Shqipërisë ka thënë se kjo marrëveshje e bashkëfinancimit ka për qëllim ndarjen e kosotove prej 1 milion euro, me 51% të mbuluar nga ana e Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër nga Kosova.

“Linja hekurudhore është nisja e një ure të re”, ka thënë ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë që përmes marrëveshjes së parë do të përfshinte përzgjedhjen e stafit mjekësor, ofrimin e shërbimeve kirugjike dhe shkëmbimi i eksperteve në meanxhimin e rasteve klinike. Ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe në sektorin farmaceutik.

Homologia e tij nga Shqipëria ka thënë që kjo marrëveshje do të rrisë edhe numrin e punësimeve për doktorët e të dyja vendeve.

Një ndër pikat e përmendura të këtij takimi ishte edhe ndërtimi i një platforme digjitale turistike mes dy vendeve, e cila do të shërbente për informimin e vendeve turistike në këto vende, duke shënuar një rritje në sektorin e turizmit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që dy ministritë ishin angazhuar në njohjen e provimit të jurispodencës që do të mundësonte që qytetarët e dy shteteve të zgjeroheshin në ushtrimin e profesionit.

Pritet që Haxhiu dhe homologu i saj, Manja, të krijojnë një grup punues në realizim e këtyre marrëveshjeve.

Marrëveshja tjetër dhe njëherësh pika e fundit e takimit, kishte të bënte me bashkëfinancimin e krijimit të enciklopedisë shqiptare.

“Punë e mendjeve të shkencës shqiptare”, e ka cilësuar Rama revistën e përbashkët të përvitshme që do të tregonte punën e përbashkët të dy qeverive.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika