“Mashtrimi nuk matet me vota” – Krasniqi godet Kurtin me akuza për standarde të dyfishta

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kërkesave të partive opozitare për çështjen e TVSh-së për derivate në kohën kur janë ngritur çmimet.

Ai ka thënë se po të bënte një veprim të tillë PDK apo LDK sa ishte në pushtet, Kurti do të bënte ‘namin’ duke bërtitur për ‘plaçkitje’.

“Merr me mend po të ishte Isa Mustafa kryeministër e ky (Kurti) në opozitë, i kish qu duart njëherë si shqiponjë ‘plaçkitje masive’, po qyky është mashtrues se i ka dy gjuhë, dy personalitete, 20 mënyra me mashtru, ky është mashtrimi… s’ka nevojë me komentu këtë”.

Ai tutje ka thënë se nuk të përcaktojnë votat se a je mashtrues apo jo, por faktet.

“Faktet e përcaktojnë mashtruesin, jo numri i votuesve”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika