Mbappe mohon publikisht akuzat ndaj tij

Mbappe ka mohur publikisht predentimet e Sportbible, që gjoja se ylli francez dëshironte që Neymar dhe Mauricio Pochettino të largohen nga PSG

ilustrim

Kontrata e re e Mbappes me PSG-në i ka dhënë ndikim në sallën e bordit drejtues sipas kushteve të kësaj kontrate.

Sipas një postimi në Twitter, SPORTbible pretendonte se Mbappe dëshironte që Neymar, trajneri Pochettione dhe 12 lojtarë të tjerë te largoheshin nga klubi.

Postimi në Twitter i SPORTbible

Lojtarët që u përfshinë në atë listë ishin : Thilo Kehrer, Julian Draxler, Danilo Pereira, Leandro Walls, Ander Herrera, Layvin Kurzawa, Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Juan Bernat, Idrissa Gueye, Colin Dagba dhe Sergio Rico, raporton “Marca”.

Ndërsa, SPORTbible e kanë fshirë postimin e tyre në Twitter pasi morën një përgjigje drejtpërdrejt nga Mbappe.

Ku ai nëpërmjet një postimi në Twitter dhe Instagram, këtyre pretendimeve iu përgjigj vetëm me fjalën “FAKE’.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika