Mbi 10 vjet pa ujë në Bërnicë të Epërme, ujësjellësi premton zgjidhje

Bërnica e Epërme është fshati që përballet me mungesën e ujit të pijshëm mëshumë se 10 vjet. Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë se brenda tre javëve do të përfundojë projekti që do të furnizojë me ujë të pijshëm këtë zonë

Fshati Bërnicë e Epërme

Është  vetëm 7 kilometra nga Prishtina por banorët e Bërnicës së Epërme kanë probleme të shumta me ujin e pijshëm.

Familja Maqani që jeton tash e 10 vjet në fshatin e kryeqytetit përballen çdo ditë me mungesë uji sepse ai asnjëherë nuk është rregulluar dhe gypat vetëm janë vendosur por nuk janë funksionalizuar.

Kështu, zgjidhje kanë bërë të përkohshme duke hapur puseta e duke siguruar forma alternative të furnizimit me ujë.

Banori i Bërnicës së Epërme, Liman Maqani ka thënë: “Na jemi që 10 vite këtu dhe asnjëherë s’kemi ujë nga ujësjellësi. Na furnizohemi nga pusetat dhe bartim ujë nga burimet e ndryshme. Na kanë thane që është ngarkesë e madhe dhe shkaku i disa pompave por nuk e dijmë arsyen  e saktë. Na asnjëherë s’kemi ujë dhe kemi shpresë vetëm të pusetat që i kemi hapur”.

Banori i Bërnicës së Epërme, Liman Maqani

Edhe Fehmi Ramadani tregon se vështirë është të jetohet pa ujë të pijes por edhe se zor gjendet zgjidhje për nevoja tjera me ujë.

Banorri i Bërnicës së Epërme, Fehmi Ramadani ka thënë:  “ Veç prej pusetës ujë të ujësjellësit nuk kemi. Ku po mujmë po furnizohemi për me pi. Bukën e kthejmë me hanger thojnë s’ka ujë duhet me dal me shku në ndonjë vend për më marr ujë më pi”.

Banor i Bërnicës së Epërme, Fehmi Ramadani

Por, sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kjo gjendje pritet të ndryshojë së shpejti.

Zëdhënësja, Arjeta Mjeku tha se është çështje javësh kur banorët do të kyçen në ujësjellës.

“Realisht Bernica gjithmonë ka pas probleme më ujë të pijshëm ne jemi duke diskutuar për këtë fshat dhe jemi duke e bërë një projekt për t’i furnizuar këtë pjesë dhe besoj se brenda 3 jave do të përfundojë ky projekt pasi janë disa pika të larta të cilat kanë probleme më ujë”, tha zëdhënësja e sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku

Ndërkaq, ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se shkaku i keqpërdorimit të ujit, tash e disa javë disa zona po përballen me reduktime. Po sipas tyre, niveli i ujit në Liqenin e Badovcit ka rënë për rreth 9 metra.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika