Mbi 100 patentë shoferë të konfiskuar brenda pesë ditësh në Gjakovë

Brenda pesë ditësh në Gjakovë, të paktën 112 patentë shoferë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut. Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu u shqiptuan 902 gjoba për shkelje të ndryshme, duke përfshirë tejkalime të shpejtësisë, përdorim të telefonit dhe mos vendosje të rripit të sigurisë gjatë ngasjes

Policia e Kosovës

Të paktën 112 patentë shoferë janë konfiskuar brenda pesë ditësh në Gjakovë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, këta patentë shoferë janë konfiskuar për kundërvajtje të ndryshme, si tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë.

Ndërsa, konfiskimi është bërë në kuadër të planit operativ “Droni”.

“Duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të tjerëve, si masa preventive dhe ndëshkuese në kuadër të aktiviteteve të kësaj task force, nga data 24.05.2024 e deri me datën 28.05.2024, janë konfiskuar si masë mbrojtëse njëqind e dymbëdhjetë (112) patentë shoferi për kundërvajtjet të ndryshme, ndër të tjera për: tejkalime në vende të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve, mos ndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë etj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 902 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalime të shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe mos vendosja e rripit të sigurisë gjatë ngasjes.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika