Mbi 500 mijë kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit

Numri i aplikimeve për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër arriti në mbi 513.000 në gjysmën e parë të vitit 2024, me shumicën e kërkesave të regjistruara në Gjermani

Azilkërkuesit Sub-Saharianë pasi u kapën në Detin Mesdhe nga një anije e marinës italiane, 2023.

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni.

Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azil (EUAA) tregojnë për 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, ashtu si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e bllokut.

Më së shumti aplikime u regjistruan në Gjermani, përkatësisht 124.000, që i bie sa gati një e katërta e numrit të përgjithshëm.

Deri në fund të këtij viti, EUAA tha se pret më shumë se një milion aplikime në të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave të saj, rreth 71.000 azilkërkues u regjistruan nga Siria, ndërsa rreth 45.000 nga Afganistani dhe 37.000 nga Venezuela, raporton Radio Evropa e Lirë.

Shifrat nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina, që kanë kërkuar strehim në BE dhe kanë marrë mbrojtje të përkohshme, prej se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika