Mbi një mijë serbë të Kosovës konvertojnë targat ilegale në “RKS”

Një vit pasi që qytetarët e komunitetit serb kishin dhënë dorëheqje në kundërshtim për vendimin e Qeverisë për targat, pikërisht një vit më vonë interesimet për të bërë këtë tashmë kanë ndryshuar.Në komunën e Leposaviq-it gjatë ditës ka pasur shumë interesim për të bërë këtë veprim dhe numri në të gjitha komunat tashmë ka shkuar mbi një mijë

Foto ilustruese

Ironikisht një vit më parë për vendimit që targat të konvertohen në legale nga ilegale, qytetarët serbë në Kosovë iu përgjigjën me dorëheqje nga pozitat e tyre që kishin nëpër institucione publike.

Por një vit pas, gjendja është ndryshe. Në Leposaviq hezitim për të larguar targën “KM” nuk është vërejtur tash e një javë.

Lexo edhe: Për nëntë ditë 1,140 vetura me targa ilegale serbe u konvertuan në RKS

Vetëm deri në ora 12:00 të drekës, në këto zyre të improviziara si Qendra Regjistrimi kanë arritur të marrin shërbim 40 qytetar të komunitetit serb.

Në total në të gjitha komunat veriore, numri I qytetarëve që kanë konvertuar tabelat ka shkuar mbi një mijë.

“Numri i qytetarëve që e ka bërë këtë zëvendësim është 1005. Komuna e Mitrovicës Veriore ka më shumë kërkesa”, ka deklaruar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në ndërkohë, interesimi u rrit edhe më pas pauzës.

Madje pati nga ta që zëvendësimin e targave e bënin në afërsi të qendrës.

Zgjidhje tjetër nuk kanë sepse ndryshe pas një dhjetorit nuk mund të lëvizin.

“I kam pasur targat KM, ja këto. Tash duhet ti kthejmë ne RKS, nuk mund të qarkullojmë ndryshe. E kam letërnjoftimin, të gjitha dokumentet e Kosovës. Jetojmë në fshat, pa dokumente (të Kosovës) nuk mund të lëvizim”, ka thënë një qytetar.

Mirëpo ka edhe të tillë që dyshojnë që ky veprim do i nxjerr probleme në shtetin prej nga vijnë.

“Nuk e dimë çfarë ndodhë, askush nuk e di. Ndoshta mund të jetë problem për Serbi, problem për Kosovë, se di…”, është shprehur një qytetar.

E kjo qendër e improvizuar pritet që t’i ndryshohet edhe lokacioni.

Televizioni ka kuptuar që javën e ardhshme qendra për regjistrim do të kaloj në katin e parë të komunës së Leposaviqit.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika