Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu vendos vetëm kushte

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për kufizimin e komunikimeve dhe vizitave për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Kështu mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka triumfuar ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), pasi Gjykata ia refuzoi kërkesën e Prokurorisë për kufizimin e vizitave dhe komunikimeve për krerët e UÇK-së.

Sipas vendimit të gjykatës, ndonëse vizitat dhe komunikimet do të realizohen, ato do të realizohen në kushte strikte.

“Të gjitha masat lidhur me kufizimet në komunikimet dhe vizitat e tre të akuzuarve, gjenden në paragrafët 51-53, 55-60 dhe 62-78 të vendimit aktual”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Vizitat në Hagë:

Sipas vendimit, tash e tutje të gjitha vizitat personale do t’i nënshtrohen miratimin paraprak të sekretarit.

“Së pari, përpara vendimit të përkohshëm të Panelit, liria për të dhënë ose refuzuar një vizitë do të rishikohej dhe do të shqyrtohej nga shefi i Paraburgimit i Njësisë së Menaxhimit të Paraburgimit (“DMU”). Paneli konstaton se në vijim të gjitha vizitat personale jo të privilegjuara për tre të akuzuarit do t’i nënshtrohen miratimit paraprak nga sekretari, në mënyrë që të gjitha konsideratat relevante të jenë ligjore; praktike; siguria – mund të përfshihet në vendimin nëse do të autorizohet një vizitë e caktuar. Vetëkuptohet se para çdo vendimi të tillë do të konsultohet shefi i Paraburgimit të DMU. Aty ku është e nevojshme, sekretari duhet të konsultohet me Prokurorinë për të përcaktuar nëse ka indikacione se një individ i caktuar ka kryer ose mund të angazhohet në sjellje të papajtueshme me kërkesën e tij/saj për një vizitë jo të privilegjuar te një prej të Akuzuarve”, thuhet në vendim.

Kështu, vizitat personale që mund të përbëjnë kërcënim për procedurat do të refuzohen.

“Paneli konstaton se duhet të vendoset një sistem i cili fokusohet në identifikimin dhe përjashtimin vetëm të atyre individëve që mund të paraqesin kërcënim për integritetin e procedurave ose të përfshihen në sjellje të papajtueshme me rregulloren e DMU. Kompetencat e Sekretarit dhe Kryeshefit të Paraburgimit për të refuzuar një vizitë parashikohen në nenet 7 dhe 12 të Udhëzimit praktik mbi Vizitat dhe Komunikimet. Për më tepër, Paneli e urdhëron Sekretaren të refuzojë vizitat personale kur, në ushtrimin e diskrecionit të saj, ajo përcakton se ka indikacione të besueshme që individi në fjalë është angazhuar ose mund të angazhohet në sjellje të papajtueshme me integritetin e procedurave dhe/ose rregulloret e paraburgimit”, thuhet më tej në vendim.

E, vendimi për refuzim mund të kundërshtohet nga i akuzuari.

“Vendimi për refuzimin e një vizite mund të kundërshtohet para Panelit nga i akuzuari në fjalë brenda shtatë ditëve nga njoftimi i Sekretarit për refuzimin. Kërkesa për shqyrtim gjyqësor të një vendimi të tillë duhet të jetë në përputhje me nenin 9(2)-(6) të Udhëzimit të Praktikës së Regjistrimit mbi Paraburgimin: Ankesat (KSC-BD-11-Rev1)”, thuhet në vendim.

Kushti tjetër me radhë është se Thaçi, Veseli e Selimi nuk mund të takohen me më shumë se një vizitor në çdo kohë.

Dhe gjatë vizitës, të akuzuarit dhe vizitorët duhet komunikojnë në mënyrë të dëgjueshme. Kështu nëse ndonjë nga rregullat shkelet vizita ndërpritet menjëherë.

“Paneli urdhëron që Zyra e Regjistrimit të sigurojë që: (i) Tre të Akuzuarit nuk duhet të takohen me më shumë se një vizitor në çdo kohë (me përjashtim të vizitave nga bashkëshortët/partnerët dhe fëmijët që mund të kryejnë vizita së bashku, por pa ndonjë tjetër prezent vizitor); (ii) zona e vizitës duhet të jetë e lirë nga muzika ose zhurma të tjera të larta që mund të dëmtojnë komunikimin e dëgjimit; (iii) i vetmi i paraburgosur me të cilin një vizitor bie në kontakt është i paraburgosuri që vizitori është autorizuar ta vizitojë; të paraburgosurit nuk duhet t’i bashkohen vizitave të të paraburgosurve të tjerë; (iv) të paraburgosurit nuk duhet të kenë një vizitor personal jo të privilegjuar në të njëjtën kohë me një të paraburgosur tjetër ose në një afërsi të tillë kohore që vizitorët mund të kenë mundësinë të ndërveprojnë me njëri-tjetrin ose me të burgosurit e tjerë; (v) të paraburgosurit nuk duhet të hyjnë në zonën e vizitës me dokumente ose materiale të një natyre të privilegjuar ose konfidenciale që kanë të bëjnë me një çështje pranë Dhomës së Specializuar; (vi) të gjithë të ndaluarit dhe vizitorët duhet të komunikojnë në mënyrë të dëgjueshme dhe nuk lejohen të fshehin asnjë pjesë të një bisede përmes pëshpëritjes ose përdorimit të gjuhës së koduar; (vii) nëse ndonjë nga këto dispozita ose rregulla të tjera të vizitës shkelet, Sekretarja dhe ata që veprojnë në emër të saj janë të autorizuar të ndërpresin vizitën menjëherë. Kur një vizitë ndërpritet para kohe në një mënyrë të tillë, Zyra e Regjistrimit do të njoftojë menjëherë Panelin dhe do t’i sigurojë Panelit një raport për incidentin brenda pesë ditëve”, thuhet më tej në vendim.

“Paneli thekson se vizitat konsullore nuk janë të privilegjuara. 108 Aktualisht, neni 20(2)(a) i Udhëzimit Praktik mbi Vizitat dhe Komunikimet thekson se: Vizitat konsullore do të kryhen brenda shikimit, por jo brenda dëgjimit të zyrtarëve të paraburgimit. Duke pasur parasysh që vizitat konsullore nuk janë të privilegjuara dhe duke marrë parasysh rrezikun për integritetin e procedurave të përshkruara më sipër, Paneli urdhëron që vizitat konsullore tek ndonjë prej tre të akuzuarve do t’u nënshtrohen të njëjtave kërkesa si vizitat e tjera jo të privilegjuara, d.m.th. të jetë në shikim dhe dëgjim të zyrtarëve të paraburgimit. Vizitat konsullore tek cilido nga tre të akuzuarit nuk do të zgjasin më shumë se 45 minuta”, thuhet në paragrafin tjetër të vendimit.

Vizitat e jo të privilegjuara do të monitorohen nga një shqipfolës dhe se Paneli ka marrë vendim që të kufizohet numri i vizitave jo të privilegjura.

“Paneli konstaton se monitorimi aktiv i të gjitha takimeve të paprivilegjuara personalisht (me përjashtim të vizitave konsullore me autorizimin e duhur) ndërmjet tre të akuzuarve dhe vizitorëve të tyre është i nevojshëm për të adresuar shqetësimet e ngritura nga PSP-ja dhe të pranuara nga Paneli. Që kjo masë të jetë efektive, këto vizita duhet të monitorohen nga një shqipfolës. Paneli është i vetëdijshëm për faktin se një monitorim i tillë kërkon kohë dhe burime shtesë nga Regjistri dhe DMU. Për të siguruar monitorimin efektiv të vizitave të tilla, Paneli kufizon numrin e vizitave të autorizuara jo të privilegjuara personalisht në pesë vizita të tilla në muaj, duke mos përfshirë vizitat konsullore dhe private.111 Vizitat private në këtë kontekst janë ato vizita nga Bashkëshortja dhe/ose fëmijët e të akuzuarit. Sekretaria ka të drejtën për të kufizuar më tej numrin e këtyre vizitave ose për të kufizuar kohën për çdo vizitë të tillë në mënyrë që të garantojë monitorimin efektiv të atyre vizitave. Kur kufizimet e tilla vendosen nga regjistruesi, ai do të informojë menjëherë Panelin për vendimin e tij”, thuhet në vendim.

Për të gjitha vizitat të paprivilegjuara duhet të mbahet një regjistër.

“Siç parashikohet në rregulloret përkatëse,112 Shefi i Paraburgimit duhet të mbajë një regjistër të të gjitha vizitave të paprivilegjuara personalisht, duke përfshirë emrin e vizitorit, emrin e të paraburgosurit, informacionin e kontaktit të vizitorit dhe adresën, datën, orën. dhe kohëzgjatjen e vizitës, dhe çdo informacion tjetër që Shefi i Paraburgimit e konsideron relevant. Sekretari duhet të bëjë një rishikim javor të këtyre regjistrave në mënyrë që të përcaktojë, pas konsultimit me PSP-në, nëse ekziston ndonjë rrethanë që mund të tregojë aktivitet të dyshimtë. Kur lindin shqetësime të tilla, Regjistruesi do të njoftojë menjëherë Panelin”.

E kjo masë do të zbatohet edhe për Jakup Krasniqit, edhe pse ZPS-ja nuk kishte bërë kërkesë për masa ndaj tij.

“Kjo masë specifike (mbajtja dhe rishikimi i regjistrit të vizitorëve) do të zbatohet edhe për vizitat e z. Krasniqi. Siç u theksua më lart, kjo nuk ka për qëllim të sugjerojë ndonjë parregullsi nga ana e z. Krasniqi, por kërkon të sigurojë që masat e urdhëruara në respektimi i tre të akuzuarve mund të zbatohet në mënyrë efektive nga Sekretari nën mbikëqyrjen e Panelit. Paneli është i bindur se kjo masë është në përputhje me mbrojtjen efektive të të drejtave të z. Krasniqi dhe është e nevojshme dhe proporcionale në rrethanat aktuale”, thuhet në vendim.

Komunikimet dhe video-lidhjet:  

Ndërsa, sa i përket komunikimeve me telefon dhe video-lidhje do të kërkohet një miratim paraprak dhe do të bëhet në një hulumtim lidhur me emrin e vizitorit, kohëzgjatjen e detaje të tjera për vizitorin.

“Vizitat dhe komunikimet me video dhe telefonike me tre të akuzuarit do të kërkojnë miratimin paraprak nga Sekretari për arsyet e artikuluara në seksionin e mësipërm. Në këtë drejtim, Sekretari është i drejtuar të kufizojë kontaktet telefonike të tre të akuzuarve tek individët e miratuar nga Sekretari. Në mënyrë të veçantë, përpara autorizimit të thirrjeve, Sekretari udhëzohet të sigurojë që bashkëbiseduesi i mundshëm nuk është përfshirë në sjellje të papajtueshme me integritetin e procedurave ose mbrojtjen e informacionit konfidencial. Aty ku është e nevojshme, Sekretari duhet të konsultohet me ZPS-në lidhur me këtë çështje. Kur Sekretarja refuzon të autorizojë thirrjet për një individ të caktuar, ai duhet të informojë menjëherë Panelin për vendimin e saj”, thuhet ne vendim.

“Për video-lidhjet, përveç sa më sipër, DMU duhet të kërkojë një formë të vlefshme identifikimi në fillim të vizitës. Sekretari do të zbatojë të njëjtat metoda dhe mbikëqyrje të përmendura më lart në kontekstin e arsyeve për të refuzuar vizitat personale në shqyrtimin e saj për vizita, video-lidhje dhe telefonata”.

E personat e autorizuar për të komunikuar me ndonjëri prej të tre të akuzuarve do të njoftohet për rregullat, që nëse thyhen mund të kenë pasoja ligjore.

“Ata që janë të autorizuar të kenë komunikime telefonike ose video me një nga tre të akuzuarit do të njoftohen se: (a) nuk janë të autorizuar të diskutojnë informacione konfidenciale ose të mbrojtura me të Akuzuarin dhe mund t’i ekspozohen pasojave ligjore nëse e bëjnë këtë; (b) ata nuk janë të autorizuar të flasin në gjuhë të koduar dhe se komunikimi mund të ndërpritet nëse e bëjnë këtë; (c) ata nuk janë të autorizuar të regjistrojnë bisedën ose t’i japin akses në komunikim ndonjë pale të tretë”.

Disa biseda të përgjuara nga Zyra e Prokurorit të Specializaur, përveç Thaçit, ka edhe transkripte të bisedave nga Kadri Veseli e Rexhep Selimi me vizitorë të tyre.

Sipas Zyrës së prokurorit të Specializuar, flitet për disa dëshmitarë të mbrojtur të procesit kundër ish-krerëve e për përmbajtje të dëshmive që do të duhej të ishin konfidenciale.

Për këtë arsye, Zyra e Prokurorit të specializuar ka kërkuar që Hashim Thacit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit t’u pezullohen të gjitha komunikimet, përfshirë vizitat familjare fizikisht apo përmes Zoom, telefonatat dhe komunikimet me shkrim, përveç me ekipin e avokatëve.

E kjo kërkesë për “izolim” është refuzuar nga Trupi gjykues në krye me Charles Smith.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika