Mbyllen disa qendra mjekësore si pasojë e sulmeve në Rafah

Sulmet në Rafah kanë mbyllur disa qendra mjekësore që deri më tani u kishin shërbyer rreth 1.3 milionë banorëve të Gazës

Foto: Reuters

Sulmet e fundit izraelite në Rafah kanë dërguar në mbylljen e disa prej qendrave mjekësore që deri më tani u kishin shërbyer rreth 1.3 milion banorëve të Gazës që janë strehuar në qytetin jugor pët t’u shpëtuar luftimeve në zona të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një nga tri spitalet e mbetura në Rafah është mbyllur për shkak të mungesës së karburantit dhe të energjisë elektrike të nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale. Organizatat humanitare dhe ato të shëndetësisë paralajmëruan se një ofensivë në shkallë të gjerë nga Izraeli në Rafah do të kishte pasoja katastrofike dhe shtuan se është e pamundur zhvendosja në masë e popullsisë në mënyrë të sigurtë.

Ndërkohë, sot u nis drejt portit të përkohshëm të ndërtuar në Gazë nga Shtetet e Bashkuara ngarkesa e parë me ndihma humanitare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dha urdhër rreth dy muaj më parë për ndërtimin e platformës së madhe lundruese.

Pika kufitare e Rafahut, në mes të Egjiptit dhe Gazës është mbyllur që kur ushtria izraelite mori kontrollin e pjesës palestineze të martën, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare, për të cilat banorët kanë dëshpërimisht nevojë.

Kombet e Bashkuara thonë se në veri të Gazës, popullata po përballet me zi buke. Lufta në Gazë ka detyruar mbi 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset dhe ka shkaktuar shkatërrim në masë të apartamenteve, të spitaleve, të xhamive dhe të shkollave në një sërë qytetesh.

Zyrtarë të shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë njoftuar se numri i të vrarëve, si pasojë e ofensivës izraelite ka shkuar në 34,500 vetë.

Izraeli ndërmori operacionin ushtarak, pas sulmit nga grupi Hamas, në 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë një mijë e 200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë. /VoA

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika