Mehaj në Mal të Zi: Është koha e duhur për të udhëtuar së bashku drejt anëtarësimit në NATO dhe BE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adzic, ka marrë pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut. Në këtë konferencë, Mehaj ka thënë se "Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti, OKB-së, BE-së, NATO-s dhe OSBE-së"

Foto e postuar në llogarinë e ministrit Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,me ftesë të ushtruesit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adzic, ka marrë pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut.

Në këtë konferencë, Mehaj ka thënë se si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, “ka nderin dhe kënaqësinë e madhe” të jetë në Mal të Zi.

Mehaj ka shtuar se vizioni i Kosovës është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin, Evropën dhe më gjerë.

“Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti OKB-së, BE-së, NATO-s dhe OSBE-së. Ne mbështesim dhe po punojmë drejt integrimit të plotë në nismat rajonale dhe promovimit të marrëdhënieve paqësore fqinjësore me qëllim rritjen e stabilitetit dhe ruajtjen e paqes”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka theksuar se mbesin vigjilentë për të koordinuar aktivitetet dhe për të treguar përkushtimin më të lartë për të punuar së bashku me partnerët dhe aleatët, “ndërsa presim me padurim partnerët që të aplikojnë një qasje integruese të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe në veçanti përkrahjen për integrimin e Kosovës në NATO”.

“Vetë misioni i Kartës së Adriatikut dhe i SHBA-së është afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me proceset integruese në NATO, me synimin përfundimtar rritjen e sigurisë rajonale dhe forcimin e partneritetit ndërfqinjësor”, ka shtuar tutje, ministri Mehaj.

“Prandaj, ne e vlerësojmë shumë ftesën tuaj në këtë takim dhe në të njëjtën kohë, ftojmë të gjitha shtetet të na mbështesin në iniciativën tonë që t’i bashkohemi kësaj nisme, si anëtarë të barabartë, me të drejta të plota.

Kosova është e gatshme të marrë role dhe përgjegjësi të reja!”.

Mehaj ka theksuar se një nga arritjet e shumta në vitin 2021, është bashkëzbarkimi së bashku me Ushtrinë Amerikane në misionin e parë historik paqeruajtës në Kuvajt.

“Ishte një proces që kërkonte shumë përkushtim, koordinim ne partnerë shumëpalësh për të realizuar me sukses të gjitha procedurat dhe aktivitetin në përgjithësi, me ç’rast FSK-ja tregoi një nivel të lartë profesionalizmi, duke kryer të gjitha detyrat me dinjitet dhe përkushtim”.

Mehaj ka përmendur se për herë të parë Kosova ka marrë pjesë si shtet pritës në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare “DEFENDER EUROPE 21” të organizuar në rajonin e Ballkanit.

“Ndërsa së bashku me partnerët tanë strategjikë, ne jemi në proces të planifikimit për të qenë vendi pritës për stërvitjen në terren “DEFENDER EUROPE 23”, në të cilin, ushtrim Republika e Kosovës do të marrë pjesë me rreth 1300 pjesëtarë të FSK-së, të angazhuar si në Kosovë ashtu edhe në disa vende të tjera”.

Mehaj ka potencuar se FSK ka ofruar mbështetjen e vet të pakursyer edhe në strehimin dhe transportimin e refugjatëve afganë, të cilët u detyruan t’i linin shtëpitë e tyre për një jetë më të sigurt dhe më të mirë.

Foto e postuar në llogarinë e ministrit Mehaj

“Unë jam krenar të ndaj me ju faktin se FSK kishte rol aktiv në këtë operacion të udhëhequr nga SHBA-NATO, duke ofruar kësisoj një kontribut të vlefshëm në realizimin e këtij operacioni”, ka theksuar Mehaj.

“Sa i përket pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Republika e Kosovës ishte ndër shtetet e para në këtë pjesë të Evropës që e dënoi këtë pushtim dhe u rreshtua me demokracitë perëndimore në mbështetje të popullit ukrainas”.

Mehaj ka shtuar se si ministër i Mbrojtjes dhe së bashku me KOMFSK-në kanë marrë pjesë në të gjitha takimet e Grupit të Kontaktit dhe kanë deklaruar kapacitetet e tyre në mbështetje të ushtrisë ukrainase me trajnime në deminim, kërkim-shpëtim e të tjerë.

“Po ashtu Qeveria e Republikës së Kosovës ka mirëpritur më shumë se 20 gazetarë ukrainas, duke iu ofruar strehim dhe punë. Padyshim kjo nuk e mjaftueshme, jo në situatën me të cilën po përballet Ukraina”.

Tutje, ka shtuar se është e nevojshme një bashkëpunim më intensiv në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke marrë parasysh situatën aktuale gjeopolitike në rajon dhe më gjerë.

“Në rrethanat e rritjes së nacionalizmit, migrimit dhe kërcënimit kibernetik, që është përhapur së fundmi, duke kërcënuar shtrirjen e institucioneve të sigurisë në vend dhe në rajon, ne kemi nevojë për një artikulim të përbashkët, për t’i përballuar ato, duke dënuar çdo veprim që është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit demokratik ndërkombëtar”.

Mehaj ka potencuar se në të njëjtën kohë, puna e përbashkët, aleanca e tyre, do të dërgonte një mesazh të qartë për kundërshtarët e integrimit të Ballkanit Perëndimor se kjo pjesë e botës ka një rrugë të sigurt drejt integrimit në NATO, dhe se vendet e Ballkanit janë të përkushtuara për të ofruar paqe dhe stabilitet.

“Prandaj, është momenti ta themi haptas se është koha e duhur për të udhëtuar së bashku drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”.

Mehaj ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut do të na ofronte një mundësi më të madhe që të kontribuojnë drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin përtej kufijve.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika