Mehaj përkujton masakrën në Lubeniq të Pejës: Ne nuk harrojmë, ne nuk falim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar masakrën në Lubeniq të Pejës, të shtunën e 1 prillit

Ministri Mehaj dhe ministrja Gërvalla përkujtojnë masakrën në Lybeniq të Pejës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar masakrën në Lubeniq të Pejës.

“24 vite me parë, forca të shumta të policisë e ushtrisë serbe depërtuan në Lybeniq të Pejës, dhe pasi që i ndanë burrat nga gratë, i grumbullojnë në qendër të fshatit dhe më pas burrrat dhe djemtë pushkatohen me breshëri plumbash, duke mos iu mjaftuar ky krim ata vazhdojnë me mizorinë tjetër duke i masakruar trupat e tyre në mënyrat më barbare”, ka shkruar Mehaj.

Foto e postuar në llogarinë e ministrit Mehaj

Mehaj ka thënë se Lubeniqi i Pejës nuk ishte cak i shtetit serb vetëm më 1 prill 1999, “por edhe më 7 prill 1999 dhe me 25 maj të vitit 1998 ndaj këtyre banorëve u kryen masakra të tmerrshme”.

“Drejtësia për lybeniqasit duhet vendosur në vend, thirrjeve të banorëve për drejtësi i bashkohet secili nga ne. Shteti gjenocidal serb dhe kriminelët që strehon në gjirin e tij duhet të dënohet patjetër. Ne nuk harrojmë, ne nuk falim!”, ka shtuar tutje Mehaj.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika