Mehaj viziton familjen e Sokol Pretenit: Dëshmorët janë ata që na motivojnë në punën e përditshme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar konakun e ngrohtë te familjes së dëshmorit Sokol Preteni pasditën e së shtunës së 31 dhjetorit. Ai, ka shtuar se dëshmorët na motivojnë në punën e përditshme dhe pa ata sot nuk do të festonim të lirë në Republikën e Kosovës

Vizita e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj te familja e dëshmorit Sokol Preteni

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar të shtunën  e 31 dhjetorit familjen e dëshmorit Sokol Preteni në Zhabar të Ulët të Mitrovicës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pasditën e festës së Vitit të Ri e ka kaluar në konakun e familjes së Pretenit dhe ka shtuar se është pasditë më e veçantë kur kalohet në familjet e dëshmorëve.

Ndër të tjera, Mehaj ka theksuar se sot nuk do të mund të mblidheshim për të festuar të lirë në Republikën e Kosovës, nëse dëshmorët nuk do të ishin.

“Në Zhabar të Ulët të Mitrovicës, vizitë në familjen e dëshmorit, Sokol Preteni. Pasditen e sotme e kaluam në konakun e ngrohtë të familjes Preteni, festa e Vitit të Ri bëhet edhe më veçantë kur e kalon së bashku me familjet e dëshmorëve, pa të cilët nuk do të kishim mundësinë të mblidhemi bashkë e të festonim të lirë në Republikën tonë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka kujtuar dëshmorin Sokol Preteni dhe ka theksuar se ai ka luftuar deri në rënien heroike.

“Vendi ynë lindi dhe rriti shumë trima sokola, i tillë ishte edhe luftëtari i UÇK-së, Sokoli i betejës së Melenicës, betejës së ashpër të luftës frontale e cila zgjati 39 ditë. Sokoli me shokë nuk u zmbraps në asnjë çast, luftoi deri në rënien heroike”, ka theksuar Mehaj në postimin e tij.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se dëshmorët na motivojnë në punën e përditshme dhe do të kujtohet për jetë.

“Dëshmorët tanë janë gjithmonë ata të cilët na motivojnë në punën tonë të përditshme, nderimi e kujtimi për ta është i përjetshëm”, ka përfunduar Mehaj.


 

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika