“Merri” projekti më i ri muzikor i rep-artistes, Tayna

Tayna ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar "Merri", të shoqëruar me videoklip

Tayna

Rep-artistja e njohur, Tayna ka publikuar pikërisht në Ditën e të Dashuruarve projektin e ri muzikor të titulluar “Merri” dhe të shoqëruar me videoklip.

Emri i vërtetë i artistes është Doruntina Shala, dhe këtë projekt ajo ka thënë se ia kushtuar vetës por që i dedikohet edhe një personi tjetër të zemrës.

Teksti i këngës është shkruar nga vet artistja, ndërsa për producimin u përkujdes Gesko.

Melodia është realizuar nga këta të dy me ‘beat’ të Xhooleeo Beatz.

Tayna

Për videon ndërkohë është kujdesur Sekuencë, të cilën tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube.

Tayna është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Doruntina Shala apo TAYNA (emri skenik), ka lindur më 14 dhjetor 1996 dhe është një këngëtare/repiste nga qyteti i Prizrenit, por jeton në Prishtinë. Ajo është cilësuar si një ndër këngëtaret që ka bërë bujë dhe sukses për një kohë shumë të shkurtër në tregun e muzikës shqiptare. Gjithmonë mjaft e kërkuar për të performuar në diskotekat më të famshme në gjithë trevat shqiptare.

Si fillim Tayna ose Doruntina, ka filluar karrierën e muzikës duke kënduar këngë të këngëtarëve me renome botërore.

Më datë 14 Gusht 2017, Tayna publikon videoklipin “Nah”. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 16 Dhjetor 2017, Tayna publikon videoklipin “Thirri Krejt Shoqet / Wild Thoughts (Mashup)”.

Më datë 1 Qershor 2018, Tayna publikon videoklipin “Columbiana”, në bashkëpunim me Don Phenom, që sot shënon 38 milionë klikime në Youtube.

Kënga “Columbiana” është cilësuar hiti i verës 2018 në trevat shqiptare si dhe në diasporë.

Më datë 30 Qershor 2018, Tayna publikon videoklipin “Shqipe”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga vetë Tayna.

Më datë 18 Gusht 2018, Tayna publikon videoklipin “Fake”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga vetë Tayna, ndërsa për orkestrimin u kujdes Avaxus.

Më datë 26 Shtator 2018, Tayna publikon videoklipin “Doruntina”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga vetë Tayna, ndërsa për orkestrimin u kujdes Cricket.

Më datë 17 Nëntor 2018, Tayna publikon videoklipin “Pow Pow”.Më datë 18 Dhjetor 2018, Tayna & Ledri Vula publikojnë videoklipin “Aje”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna & Ledri. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 16 Shkurt 2019, Tayna publikon videoklipin “Ring Ring”. Producenti Cricket qëndron prapa kësaj kënge, së cilës ia ka realizuar muzikën. Masterizimi është bërë nga Lorenc Aliaj, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna. Projekti është realizim i Friends Entertainment, ndërsa videoklipi është xhiruar nën drejtimin e regjisorit Valon Aziri.

“Kjo këngë është personale për mu. Shpresoj që do t’ju pëlqejë edhe shpresoj që reflekton mundin tim për t’ju motivuar në ambiciet tuaja. Faleminderit shumë për përkrahjen, kritikat, komplimentet, ofendimet dhe mbi të gjitha dashurinë që ma keni dhënë vazhdimisht. Ata që më kritikojnë më bëjnë më të fortë. Ata që më duan janë arsyeja që unë do të vazhdoj më tutje t’ju argëtoj. Pa juve as ‘Tayna’ e as kjo këngë nuk do të bëhej. Faleminderit dhe ju dua shume!”, ka shkruar Tayna në njoftimin e saj në Instagram.

Më datë 13 Mars 2019, Tayna publikon videoklipin “Kce”. Muzika e këngës dhe produksioni audio u realizuan nga Cricket.

Më datë 15 Qershor 2019, Tayna & Cricket publikojnë videoklipin “Caliente”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Tayna, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket. Kënga ka tematikë dashurie dhe është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror. Xhirimet janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, gjersa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.

Më datë 5 Gusht 2019, Tayna, Mc Kresha & Lyrical Son publikojnë videoklipin “Pasite”.

Më datë 11 Gusht 2019, Tayna & Dafina Zeqiri publikojnë videoklipin “Bye Bye”. Teksti i këngës u shkrua nga Tayna. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 15 Tetor 2019, Tayna publikon videoklipin “Sicko”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 22 Janar 2020, Tayna & Mozzik publikojnë videoklipin “Edhe Ti”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna & Mozzik. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 12 Korrik 2020, Tayna publikon videoklipin “Bass”. Teksti i këngës u shkrua nga Tayna. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 20 Gusht 2020, Tayna publikon videoklipin “Qe Qe”. Muzika e këngës u punua nga Cricket. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 17 Dhjetor 2020, Tayna publikon videoklipin “Johnny”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Tayna. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 14 Janar 2021, Tayna & L’algérino publikojnë videoklipin “Moona”. Muzika e këngës u punua nga Cricket. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 17 Shkurt 2021, Tayna, Flori Mumajesi & Cricket publikojnë videoklipin “Magdalena”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Tayna & Flori Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 18 Mars 2021, Tayna & Ivorian Doll publikojnë videoklipin “WTF”. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 4 Qershor 2021, Azet & Tayna publikojnë videoklipin “Ti Harro”. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 1 Korrik 2021, L’algérino publikon videoklipin “La Boca”, në bashkëpunim me Taynën. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 29 Korrik 2021, Tayna publikon videoklipin “Taka”. Teksti i këngës u shkrua nga Tayna. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 4 Nëntor 2021, Tayna & Ledri Vula publikojnë videoklipin “Hala”. Teksti i këngës u shkrua nga Endrit Mumajesi, Tayna & Ledri Vula. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 28 Nëntor 2021, Tayna publikon videoklipin “Heroinat”. Teksti i këngës u shkrua nga Tayna. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 14 Dhjetor 2021, Tayna publikon videoklipin “OFG”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Tayna. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Më datë 30 Dhjetor 2021, Tayna & Cricket publikojnë videoklipin “Pijetore”. Teksti i këngës u shkrua nga Tayna. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 12 Maj 2022, Tayna & Gesko publikojnë videoklipin “S’du Me Ni”. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Gesko & Tayna kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gesko.

Më datë 26 Maj 2022, Tayna & Marin publikojnë videoklipin “Alpha & Omega”. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Marin & Tayna. Produksioni audio u realizua nga RZON & PllumB.

Më datë 17 Qershor 2022, Butrint Imeri, Tayna & Mozzik publikojnë videoklipin “Pare”. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Më datë 30 Qershor 2022, Tayna & Azet publikojnë videoklipin “Tequila”. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Cricket, Endrit Mumajesi, Tayna & Azet kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Endrit Mumajesi, Tayna & Azet. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 28 Korrik 2022, Tayna & Lumi B publikojnë videoklipin “Valle”. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Tayna, Lumi B & Gesko kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 6 Tetor 2022, Tayna publikon videoklipin “Teket”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Tayna. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Më datë 15 Dhjetor 2022, Tayna & Kidda publikojnë videoklipin “Anaconda”. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Tayna & Kidda kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Çelik Lipa.

Në vitin 2023, Tayna publikon albumin “Bipolar”.

Më datë 14 Shkurt 2023, Tayna publikon videoklipin “Merri”. Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Tayna & Gesko, teksa teksti u shkrua nga vetë Tayna. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gesko.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika