Mësimdhënësit akoma pa paga, SBAShK-u nuk ndalon së shpresuari

Mësimdhënësit po e kanë të vështirë ta menaxhojnë muajin tetor pasi nuk janë paguar. Ndërkohë, SBASHK-u ende ka shpresa që do t’i marrin pagat e shtatorit

Foto ilustrim





Në punë ka dal e po bëhet gati që të nisë mësimin. Ditarin po e përgatit para orës mësimore që të jetë gati plotësisht për orën mësimore.

Entuziazmin e ka por shqetësimi i saj është mosprocesimi i pagës ani pse është data 6 e tetorit.

“Bashkë me koleget e mi mësimdhënës kemi mendu se si mund të ja dalim pasi që edhe dimri është afër edhe çmimet janë të ngritur”, ka thënë mësimdhënësja, Ylberina Krasniqi.

Halli tjetër i mësimdhënësve janë edhe kreditë. Ata nuk ia kanë idenë me çfarë do t’i paguajnë.

Ylberina Krasniqi, Mësimdhënëse

“Nëse nuk behet ekzekutimi i pagave nuk besoj që do të jetë mirë për asnjërin pasi që shumica e mësimdhënësve janë në kredi dhe shumicën e mësimdhënësve bankat e kanë shti në borxh”, ka shtuar ajo.

Por, janë kryesindikalistët të cilët po besojnë që Qeveria do të zmbrapset nga vendimi i tyre.

“Çdoherë ka ndodhur deri në këtë datë. Ne jemi shumë optimistë që sot eventualisht nesër, Qeveria do të procesojë pagat edhe për sektorin e arsimit që ishte në grevë që të njëjtën e bëri për shërbyesit civilë të cilët po ashtu ishin në grevë. Por duam të besojmë që sot dhe nesër kjo gjë do të rregullohet”, ka theksuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Punëtorët e sistemit arsimor nuk janë paguar për muajin shtator kur ishin në grevë, me arsyetimin se kjo është në kundërshtim me Ligjin për Paga.





Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika