Mësohen të gjitha çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Këtë të premte në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Hedhja e shortit ka filluar nga ora 13:00 dhe tashmë ekipet i kanë mësuar ekipet kundërshtare.

Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Arsenali, Bayern Munichu, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmundi dhe Atletico Madridi janë tetë skuadrat të cilat ishin në short.

Shorti ka caktuar katër ndeshje, por kryesorja e kësaj faze është ndeshja Real Madrid – Manchester City, e cila njëherësh do të thotë fjalën e fundit në çerekfinale.

Por, edhe ndeshjet tjera Arsenal – Bayern Munich dhe Paris Saint – Germain – Barcelona do të jenë shumë të forta.

Ndeshja e një niveli më të ulët është ajo mes Atletico Madrid – Borussia Dortmund.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë këto:

Arsenal – Bayern Munich

Atletico Madrid – Borussia Dortmund

Real Madrid – Man City

Paris Saint-Germain – Barcelona. /Telegrafi

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika