Mikrobet e mbyllura në akullnaja mund të ndezin një valë pandemish të reja nëse lëshohen

Një studim i ri zbuloi qindra mikrobe të reja në shkrirjen e akullnajave, disa prej të cilave mund të jenë potencialisht të rrezikshme

Akullnajat

Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 900 lloje mikrobesh të pazbuluara ndonjëherë që jetojnë brenda akullnajave në Rrafshnaltën Tibetiane.

Me shkrirjen e shpejtë të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, kjo analizë ka zbuluar se kjo do i çlironte ata nga burgjet e tyre të akullta duke vënë në pah aftësinë e tyre për të shkaktuar pandemi të reja.

Në një studim të ri, studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave morën mostra akulli nga 21 akullnajat në Rrafshnaltën Tibetiane, një rajon me lartësi të madhe në Azi i ndarë midis vargmalit malor Himalayan, në jug dhe shkretëtirës Taklamakan, në veri. Më pas, ekipi renditi ADN-në e organizmave mikroskopikë të mbyllur brenda akullit, duke krijuar një bazë të dhënash masive të gjenomave të mikrobeve që ata e quajtën “katalogu i Gjenomit dhe Gjenit të Glacierit Tibetian (TG2G)”.

Është hera e parë që një komunitet mikrobik i fshehur brenda një akullnaje është sekuencuar gjenetikisht.

Ekipi gjeti 968 specie mikrobike të ngrira brenda akullit, kryesisht baktere, por edhe alga, arkea dhe kërpudha dhe një zbulim i tillë u raportua nga studiuesit më 27 qershor në revistën “Nature Biotechnology”.

Por, ajo që mbtet e veçanta e këtij zbulimi është se rreth 98% e këtyre specieve ishin krejtësisht të reja në shkencë. Ky nivel i diversitetit mikrobik ishte i papritur për shkak të sfidave që lidhen me jetesën brenda akullnajave, thanë studiuesit.

“Pavarësisht kushteve ekstreme mjedisore, të tilla si temperaturat e ulëta, nivelet e larta të rrezatimit diellor, ciklet periodike të ngrirjes-shkrirjes dhe kufizimet e lëndëve ushqyese, sipërfaqet e akullnajave mbështesin një grup të larmishëm të jetës”, shkruajnë autorët e studimit.

Një fotografi astronautësh e akullnajës Lindore Rongbuk në Rrafshnaltën Tibetiane

Megjithëse ata nuk janë të sigurt se sa të vjetër janë këto mikrobe, studimet e mëparshme kanë treguar se është e mundur të ringjallen mikrobet që janë bllokuar në akull deri në 10,000 vjet.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë gjetur një bollëk befasues të mikrobeve që jetojnë në akullnajat tibetiane.

Në janar 2020, një ekip që analizoi bërthamat e akullit nga një akullnajë e vetme, zbuloi 33 grupe të ndryshme virusesh që jetonin brenda akullit, 28 prej të cilëve nuk ishin parë kurrë më parë.

Diversiteti befasues i mikrobeve brenda akullnajave, i shoqëruar me një rritje të shkrirjes së akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike, rrit shanset që mikrobet potencialisht të rrezikshme të shpëtojnë dhe të “tregojnë veten”.

“Mikrobet patogjene të bllokuara nga akulli mund të çojnë në epidemi lokale dhe madje edhe pandemi nëse ato lëshohen në mjedis”, shkruajnë autorët.

Provat sugjerojnë se disa nga bakteret e sapogjetura mund të jenë shumë të rrezikshme për njerëzit dhe organizmat e tjerë.

Ekipi identifikoi 27,000 faktorë të mundshëm që ndihmojnë bakteret të “tregojnë aftësitë e tyre” dhe njëherësh, ata kuptuan se rreth 47% e këtyre faktorëve të virulencës nuk janë parë kurrë më parë, dhe kështu nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa të dëmshme mund të jenë bakteret.

Edhe nëse këto baktere potencialisht patogjene nuk mbijetojnë për një kohë të gjatë pas arratisjes nga akullnajat e tyre, ato ende mund të shkaktojnë probleme, thanë studiuesit.

Bakteret kanë aftësinë unike për të shkëmbyer seksione të mëdha të ADN-së së tyre, të njohura si elemente gjenetike të lëvizshme (MGEs), me baktere të tjera. Pra, edhe nëse bakteret akullnajore vdesin menjëherë pas shkrirjes, ato ende mund të kalojnë një pjesë të virulencës së tyre tek bakteret e tjera që hasin. Ky ndërveprim gjenetik midis mikrobeve të akullnajave dhe mikroorganizmave modernë “mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm”, shkruajnë shkencëtarët.

Akullnaja

Akullnajat e Rrafshnaltës Tibetiane mund të jenë një pikë kyçe për përhapjen e pandemive të ardhshme, sepse ato ushqejnë ujë të freskët në një numër rrugësh ujore, duke përfshirë lumin Yangtze, Lumin e Verdhë dhe lumin Gange, të cilët furnizojnë dy nga vendet më të populluara në botë: Kinën dhe Indinë.

Pandemitë u përhapën shpejt nëpër zona shumë të populluara, siç dëshmoi bota gjatë pandemisë COVID-19.

Por, ky problem i mundshëm nuk do të prekë vetëm Azinë.

Ka më shumë se 20,000 akullnaja në Tokë që mbulojnë rreth 10% të masës tokësore të planetit, dhe çdo akullnajë ka të ngjarë të ketë komunitetet e veta unike mikrobike.

Në prill të vitit 2021, një studim duke përdorur imazhe satelitore të akullnajave zbuloi se pothuajse çdo akullnajë në Tokë tregoi një shkallë të përshpejtuar të humbjes së akullit midis viteve 2000 dhe 2019, gjë që rrit rrezikun që mikrobet e përhapjes së pandemisë mund të shpëtojnë kudo në planet.

Studiuesit paralajmëruan se “rreziqet e mundshme shëndetësore që mund të shkaktojnë këto mikrobe duhet të vlerësohen përpara se të lirohen nga burgjet e tyre të akullta”.

E mira e këtij studimi qëndron tek të dhënat gjenetike të cilat mund të përdoren si mjete për kërkim biologjik duke eksploruar sistemet natyrore për të gjetur komponime të reja të vlefshme që mund të përdoren në mjekësi, kozmetikë dhe teknologji të tjera të dobishme.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika