Milani dhe Juventusi prezantojnë fanellat e treta për sezonin 2023/24

Dy klubet italiane, Milani dhe Juventusi, kanë prezantuar sot (e enjte) fanellat e tyre të treta për edicionin e sivjetmë 2023/24

Pas fanellave të para dhe të dyta, Rossonerët dhe Bianconerët kanë zbuluar edhe fanellat e treta për tifozët e tyre.

Ato tashmë janë të disponueshme për blerje në faqet zyrtare të klubeve, por edhe në dyqanet zyrtare të tyre dhe të kompanive prodhuese.

“Gjithmonë e re. Gjithmonë Milan. Ngjyra ndryshe, përgjithmonë Milan”, thuhet në postimin e Rossonerëve.

Fanella e tretë e Milanit është e dominuar nga ngjyra vjollcë dhe blu, ndërsa ekipi do të debutojë në fundjavën e 24 shtatorit në një përballje të Serie ndaj Hellas Verona në San Siro.

“Frymëzuar nga qyteti i Torinos. Ndërtuar për betejat tona më të mëdha”, ka shkruar Juventusi në postimin e tyre.

 

Fanella e tretë e Juventusit është e dominuar nga ngjyra e zezë dhe do të debutojë këtë fundjavë në ndeshjen e parë të Serie A të sezonit kundër Udineses.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika