Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka themeluar një komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit dhe pretendimeve publike për keq llogaritje të energjisë elektrike. Komisioni është themeluar më 31 mars, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në kompetencat e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Megjithëse MINTI bën të ditur se deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare nga qytetarët për keqfunksionim të njehsorëve, institucioni ka vendosur të ndërmarrë hapa proaktivë për të rritur besimin publik.
Nga data 1 prill 2026, komisioni do të dalë në terren për të verifikuar çdo njehsor elektrik për të cilin paraqitet ankesë nga konsumatorët.
“MINTI e njofton opinionin publik se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve. Megjithatë, duke filluar nga data 01.04.2026 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë.