Miratohen vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë miratuar vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana

Fotografi e postuar nga ministri Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana.

“Pas vendimit të parë të datës 12 tetor 2023, kur edhe nisi procesi i shpronësimit të pronave, sot në mbledhjen e Qeverisë miratuam vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e Projektit të Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana”, ka shkruar ministri Aliu.

Ministri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti.

“Marrë parasysh rëndësinë e trashëgimisë arkeologjike, Qeveria jonë i ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, njëherit mbishkrimit, i cili paraqet një dëshmi shumë të rrallë të historisë dhe lashtësisë së Popullit Shqiptar”, ka thënë tutje ministri Aliu.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika