Miratohet propozimi për fondin 5 miliardë eurosh mbështetje ushtarake për Ukrainën

Është miratuar propozimi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për një fond pesë miliardë eurosh për ndihmë ndaj Ukrainës

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Të hënën e 18 marsit është miratuar propozimi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për një fond pesë miliardë eurosh për ndihmë ndaj Ukrainës.

Kështu bëri të ditur vetë Borrell përmes një postimi në platformën “X”, ku thotë se ky fond do të mbështesë Ukrainën në marrjen e pajisjeve ushtarake që i nevojiten.

“Fondi do të mbështesë Ukrainën në marrjen e pajisjeve ushtarake që i nevojiten për të mbrojtur popullin e saj dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si shtet kundër agresionit rus. Ne i kthejmë fjalët tona në veprim”, shkroi Borrell.

 

Më një shkurt të vitit 2024, Këshilli Evropian ripohoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të vazhduar të ofrojë mbështetje të fortë politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa duhet.

Këshilli Evropian ka rishikuar punën për mbështetjen ushtarake për Ukrainën në kuadër të Mjetit Evropian të Paqes dhe rritjen e propozuar të tavanit të përgjithshëm financiar të saj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika