MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, Ministria e Kulturës ka ndarë Çmimet Vjetore për teatrin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të hënen e 27 marsit ka ndarë Çmimet Vjetore për Teatër, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit.

Dy aktoret, Muradije Muriqi dhe Mejreme Berisha u shpërblyen me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit.

Ndërsa, Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të mirë iu dha “Qendrës Multimedia” me shfaqjen “The Handke Project”.

Regjisori Fatos Berisha me shfaqjen “Pornography”, u shpërblye me Çmimin Vjetor për Regjinë Më të Mirë.

Aktores llire Vinca me shfaqjen “Babai dhe babai”, fitoi Çmimin Vjetor për Aktoren Më të Mirë.

Me këtë rast, Çmimi Kombëtar për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu dha Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika