MSh-ja ka pranuar një automjet mjekësor nga KFOR-i italian

Ministria e Shëndetësisë pranoi sot një automjet mjekësor, që është donacion nga forcat italiane që shërbejnë në kuadër të forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi falënderoi KFOR-in italian për angazhimin e tyre për ruajtjen e paqes në Kosovë, donacionin e dhënë sot si dhe kontributin e vazhduar për shëndetësinë e Kosovës.

MSh pranon një automjet mjekësor, donacion nga forcat italiane

 

 

“Është një ditë shumë e mirë për ne, ngase miqtë tanë nga KFOR-i italian kanë vendosur të na dhurojnë një automjet mjekësor. Jam i nderuar të pranoj këtë donacion të nevojshëm që do ta modernizojë flotën e shërbimeve shëndetësore në Kosovë”, ka thënë Ministri Latifi.

Ai falënderoi edhe zëvendësambasadorin e Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero, po ashtu i pranishëm në këtë ceremoni, për bashkëpunimin për të shtyrë para programin e trajnimeve për profesionistët mjekësorë të Kosovës në fushën e kirurgjisë dhe kardiokirurgjisë së fëmijëve.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it,  Gjeneral Luigi Piperni tha se në fund të bashkëpunimit intensiv me institucionet e Kosovës, donacioni i sotëm është shenjë e një investimi të rëndësishëm në mbarë sistemin shëndetësor të Kosovës.

 

“Ky mjet do ta bëjë edhe më efikas shërbimin aktual të urgjencës mjekësore. Duke përforcuar kapacitetet ekzistuese të Ministrisë së Shëndetësisë, do të rrisë aftësitë e reagimit ndaj emergjencave, si nga pikëpamja funksionale, ashtu edhe nga ajo teknologjike, me qëllimin përfundimtar për të ofruar një përfitim të prekshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka thënë gjenerali Piperni.

Ai, gjithashtu, ka shprehur mirënjohjen për kontribuesit për suksesin e projektit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika