Muajin e ardhshëm pritet të dënohet babai i 15-vjeçarit që vrau 4 studentë në Miçigan

Çështja kundër Crumbleys shënon herën e parë që prindërit akuzohen për vrasje nga pakujdesia për rolin e fëmijës së tyre për të shtëna në SHBA. Dy prindërit e adoleshentit në prill pritet të dënohen për veprat e ngarkuara

Një akuzë për vrasje nga pakujdesia dënohet deri në 15 vjet sipas ligjeve amerikane.

Babai i një të armatosuri në shkollën e Miçiganit, i cili vrau katër studentë, pritet të dënohet për vrasje muajin e ardhshëm(prill).

Në gjyq u dëgjua se James Crumbley, 47 vjeç, kishte injoruar nevojat e shëndetit mendor të djalit të tij 15-vjeçar, duke i blerë atij pistoletën që përdori në sulmin e nëntorit 2021.

Juria diskutoi pak më shumë se një ditë përpara se të vinte te vendimi.

Jennifer Crumbley, gruaja e tij, do të dalë para gjykatës muajin e ardhshëm pasi akuzohet për të njëjtat vepra.

Është caktuar që të dy të dënohen më 9 prill, nga akuza për vrasje nga pakujdesia. Ata mund të dënohet deri në 15 vjet.

Çështja kundër Crumbleys shënon herën e parë që prindërit akuzohen për vrasje nga pakujdesia për rolin e fëmijës së tyre për të shtëna në SHBA.

Djali i tyre, Ethan, vrau bashkënxënësit Tate Myre, 16 vjeç; Hana St Juliana, 14; Madisyn Baldwin, 17 vjeç dhe Justin Shilling, 17. Gjithashtu, nga të shtënat mbetën të plagosur shtatë persona.

Ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht./ BBC

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika