I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar “pse nuk do të shkarkohet trajneri i Serbisë” nga detyra e tij.
Ai tha se “në çdo kombëtare trajneri ish largu pas një dështimi të tillë. Serbia nuk e largon trajneri vetëm sepse ai i ofendoi shqiptarët. Ata duhet me u lirua prej asaj mendësie të shekulit të XV”.
Munishi po ashtu shtoi “ata duhet me u lirua prej këtyre kompleksëve, nuk janë askund me këto komplekse”.
Kjo është nata e 18- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.