Murati: Komuna e Prishtinës e ka më mirë buxhetin së kurrë më parë, por s’mund t’i detyrojmë të punojnë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se buxheti aktual i komunës së Prishtinës është në një gjendje shumë më të mirë se në vitet e kaluara, duke bërë krahasimin me periudhën kur LDK ishte në pushtet në nivel qendror

Ministri i Financave, Hekuran Murati
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti aktuali i komunës së Prishtinës është shumë më mirë sesa që ishte në vitet tjera, por edhe kur në pushtet qendror ishte vetë LDK.

Murati tha se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna. Ai gjithashtu ironizoi me komunën që e udhëheq Përparim Rama, duke thënë se s’mund t’i detyrojnë të punojnë.

Kjo deklaratë e tij vjen si reagim ndaj asaj që tha nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, se janë të pakënaqur me ndarjen buxhetore të qeverisë meqë, sipas tij, kërkesat e kryeqytetit janë shumë më të mëdha.

“Për vitin 2021, në buxhetin e përgatitur nga qeveria e udhëhequr nga LDK, e ku edhe Ministria e Financave udhëhiqej nga ta, buxheti për Komunën e Prishtinës ka qenë 87.6 milionë euro ku nga to 58.5 milionë ishin mbështetje nga qeveria, ndërsa 28.2 milionë euro ishin të hyrat vetanake”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka theksuar se “për vitin 2024, me Qeverinë Kurti, buxheti për Komunën e Prishtinës është 123.7 milionë euro ku nga to 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet ti mbledhë”.

“Nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna”, vijon ai.

“Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika