Murati: Qeveria e kaluar na ka lënë një gropë prej 110 milionë eurosh në Trust

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti për lejimin e tërheqjeve të kursimeve nga Trust-i. Ai ka thënë se ai vendim ka krijuar një ''gropë financiare''

Hekuran Murati, Ministër i Financave

Të shtunë e 30-të prillit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka bërë të ditur për opinionin publik se nga tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti është krijuar një gropë financiare në vlerë prej 110 milionë eurosh, ndërsa Qeveria e Kosovës e ka për obligim rimbursimin e mjeteve të tërhequra nga Trusti.

Murati ka thënë se, me ato mjetet të cilat qeveria detyrohet t’i rimbursojë, ka mundur të bëjë politika të reja për të mbështetur disa kategori të shoqërisë siç janë, pensionistët apo familjet me asistencë sociale.

“Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë eurosh për ta paguar rimbursimin. Në vend që me politika fiskale, me paratë që i mbledhim për buxhet, të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët, apo t’i rrisim pensionet, apo mbështetjen për familjet me asistencë sociale.”

”110 milionë euro duhet t’i marrim prej buxhetit për t’i rimbursuar ata që i kanë tërhequr mjetet në vitin 2020. Domethënë, këso politike e papërgjegjshme ka ndodhur”, ka deklaruar, Murati.

Ai ka vlerësuar se, nëse do të këtë tërheqje të sërishme nga Trusti, do të krijonte një ambient inflacionar.

“Në ambiente kur ka presion inflacionar është e vetëkuptueshme që çdo shtim i sasisë së parasë në treg në mënyrë të pakontrolluar krijon presione të reja inflacionare”.

Ministri i Financave, gjithashtu, ka treguar arsyen përse është kundër tërheqjes së parave nga Trusti.

“Kjo do t’i dëmtonte familjet që janë më në nevojë dhe që as nuk kanë kursime në Trust”, është shprehur ai.

Projekligji për tërheqjen nga Trusti, në duart e deputetëve

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika