Musmurati: Emërimi i drejtorëve në shkolla do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën Britanike

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se me iniciativën e komunës, zëvendësdrejtorët dhe drejtorët e shkollave të kryeqytetit do të emërohen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë.

Komuna e Prishtinës po planifikon t’i japë fund punësimeve politike në sektorin e arsimit në këtë komunë.

Të paktën kështu është shprehur Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se kanë filluar iniciativën që drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave të kryeqytetit të përzgjidhen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë.

“Do t’iu japim fund punësimeve partiake në shkollat e Prishtinës! Jam e lumtur që për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës, me kërkesën dhe iniciativën e Drejtorisë së Arsimit, drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e shkollave tona do të përzgjedhen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë. Me këtë, ne do të vendosim një vijë të qartë mes qeverisjes sonë në shërbim të qytetarëve dhe qeverisjeve të kaluara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Besianë Musmurati, drejtoreshë e arsimit në Komunën e Prishtinës

Musmurati ka theksuar se përmes kësaj iniciative të tyre, synojnë që emërimi i zëvendësdrejtorëve dhe drejtorëve të shkollave të jetë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.

Sipas saj, punësimet jomeritore do t’i takojnë së kaluarës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika