Nagavci: Aktgjykimi përbën një vlerësim të kufizuar

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Vlerësim të kufizuar e ka cilësuar Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, për vijimin e mësimit alternativ në shkollat e Komunës së Kamenicës.

Në një komunikatë për media, Nagavci ka thënë se është dashur patjetër që të gjithë fëmijëve t’u sigurohej e drejta për shkollim, pasi që sipas saj nxënësit kishin tetë muaj pa vijuar mësimin, dhe disa edhe dy vjet.

Kushtetuta e Kosovës

Ajo ka potencuar se “situata faktike e krijuar që nga fund-korriku 2021 dhe në vijim, është plotësisht në përputhje me përcaktimin e Aktgjykimit në fjalë, prandaj MAShTI-i nuk ka nevojë të ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të tillë”.

“Rikujtojmë se Vendimi 01B/24 është marrë më 23 prill 2021, me qëllim që t’u mundësohet nxënësve të pesë vendbanimeve të Komunës së Kamenicës kompensimi i pjesshëm i orëve të humbura, si rezultat i mosvijimit të mësimit prej fillimit të vitit shkollor 2020/21. 441 nxënës të moshës 6-14 vjeç nuk e kanë vijuar mësimin për 8 muaj, e më shumë se 100 prej tyre nuk kanë vijuar mësimin për rreth dy vite”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatën e Ministres së Arsimit, përmendet edhe Zyra e Avokatit të Popullit, e cila sipas Nagavcit, e ka rekomanduar ish kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin, ta rivlerësojë vendimin e tyre për “reformën” që kishte filluar.


Tentimi për reformë nga ish kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati

 Në vitin 2020, atëherë kryetar i  Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte tentuar ta reformojë arsimin në komunë, duke marrë vendim për mbylljen e shkollave në të cilat  vijohej  mësimi me më pak se 20 nxënës.

Menjëherë pas këtij vendimi, Kastrati hasi në sfida të ndryshme. Një pjesë e konsiderueshme e prindërve, refuzuan ta respektojnë këtë vendim, e si pasojë një numër i madh i nxënësve nuk e vijonin mësimin në shkollat të cilat i kishte transferuar komuna. Grupit të prindërve të pakënaqur iu kishin bashkuar edhe një pjesë e mësimdhënësve, duke e vështirësuar edhe më shumë reformën e nisur nga Komuna e Kamenicës.

Shkollë në Kamenicë

Me gjithë këto presione, Kastrati nuk u tërhoq nga vendimi i tij për reduktim të shkollave. Kjo bëri që në Kamenicë të organizohen protesta nga prindërit e pakënaqur, të cilët vazhdonin që ta bojkotonin mësimin sipas reformës.

Prindërit ankoheshin për mungesë të transportit dhe vështirësive për udhëtim nga fshatrat në qytet, edhe pse kryetari i komunës atëherë ia kishte siguruar transportin të gjithë nxënësve që detyroheshin të udhëtonin. Por, edhe pas kësaj zgjidhje, prindërit nuk u dorëzuan, ata vazhduan t’i rezistonin vendimit për reformë.

Në mars të vitit 2020, Ministria e Arsimit, kishte marrë vendim për organizim të përshpejtuar të mësimit për 441nxënës në Kamenicë, të cilët gati dy vjet nuk kishin vijuar mësimin për shkak të reformave arsimore.

Qëndron Kastrati humb zgjedhjet, reforma nuk vazhdoi me kryetarin e ri

Në zgjedhjet e fundit komunale, në garën e balotazhit ishte Qëndron Kastrati kandidat i pavarur dhe Kadri Rrahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Në fushatën parazgjedhore, Rrahimaj kishte garuar me premtimin se do ta ndalte reformën e nisur nga Kastrati. Kurse ky i fundit, kishte vazhduar me premtimin e njejtë se do ta vazhdonte deri në fund reformën e nisur.

Qendron Kastrati dhe Kadri Rrahimaj

Garën e fitoi kandidati i VV-së, duke e ndalur kështu edhe rrugëtimin e mëtutjeshëm të reformës së nisur nga Komuna e Kamenicës.

Një nga arsyet e humbjes së zgjedhejve, Kastrati kishte përmendur pikërisht reformën e nisur nga ai, e cila sipas tij i ka kushtuar edhe me votë.

Kastrati, kishte planifikuar që reforma t’i përfshinte gjithsej dhjetë shkolla në Komunën e Kamenicës.

Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Kastratit

Më 8 prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës. Në vendimin e Gjykatës thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ka tejkaluar kompetencat dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale.

Arbërie Nagavci dhe Qëndron Kastrati

“Ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi, në favor të tij, Qëndron Kastrati ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci, të japë dorëheqje.

Kastrati: Nagavci duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika