Nagavci: Jemi duke punuar që ligji i pagave të mos jetë diskriminues

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e cila të shtunën ka marrë pjesë në kongresin e tetë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se, janë duke punuar që ligji i ri i pagave të mos jetë diskriminues.

Sipas saj, ligji i kaluar, kishte në vete pabarazi ndërmjet mësuesve klasor dhe të kategorive tjera.

Po ashtu, Nagavci, duke folur për pagat aktuale të mësimdhënësve, ka thënë se ato janë të përafërta me vendet e rajonit.

“Ndërsa paga e mësimdhënësit në Kosovë është e përafërt me ata të rajonit, më e madhe se në Maqedoni të Veriut, ndonëse pak më e vogël se në Shqipëri. Megjithatë, ju siguroj se si Ministri e Arsimit edhe në grupin punues që është duke punuar në Ligjin e Pagave, jemi duke i adresuar të gjitha padrejtësitë që ishin në Ligjin e kaluar”, ka deklaruar Ministrja Nagavci.

Ministrja e Arsimit, ka lavdëruar sistemin arsimor në Kosovë duke thënë se qëndron më mirë se disa vende të rajonit. Për suksesin e fëmijëve, sipas saj, janë meritorë mësimdhënësit.

“Nuk kemi si të mos flasim për mësimdhënësit dhe të mos i kthehemi historisë sepse mësimdhënësit tanë ,historikisht, i kanë bërë ndryshimet dhe kanë bërë përpjekjet më serioze për të ndryshuar dhe zhvilluar shoqërinë. Ata kanë bërë që të fitohet çdo luftë, duke filluar nga lufta kundër analfabetizmit e deri te lufta për liri”, ka shtuar ajo.

E para e arsimit, u shpreh se në këtë vit janë 14 mijë nxënës më pak se vitin e kaluar, sipas saj, si ministri janë kujdesur që të mos e largojnë asnjë mësimdhënës nga puna.

Po ashtu, ajo ka treguar se, 100 asistentë profesional do ta fillojnë punën për t’i ndihmuar fëmijëve me nevoja të veçanta.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika