Nagavci u kërkon maturi sindikalistëve, akuzohet për mungesë dialogu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar maturi nga udhëheqësit e SBAShK-ut, pas paralajmërimeve për protestë për 1 maj. Kërkesat e sindikalistëve, sipas Nagavcit janë shqyrtuar dhe se aktualisht nuk kanë kërkesa për tema që mund të bisedohen. Por, të kundërtën e thonë SBASHK-u, sipas të cilëve, vazhdimisht janë duke u injoruar kërkesat e tyre

Arbërie Nagavci

Pakënaqësitë e mësimdhënësve, të përfaqësuar nga SBASH-u, edhe një herë pritet të adresohen në protestën e paralajmëruar për 1 maj, Ditën ndërkombëtare të Punëtorëve.

Dy ditë para protestës, për situatën e krijuar ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nbagavci pretendon se kërkesat e adresuara edhe janë shqyrtuar, derisa i ka ftuar krerët e SBASHK-ut, për maturi në deklarime.

“Çdo kërkesë e adresuar është shqyrtuar, me sa jam në njohuri nuk kemi ndonjë kërkesë zyrtare me ndonjë temë të caktuar me të cilën do të bisedojmë. Si ministri e ministre jam çdo ditë afër mësimdhënësve e shkollave, jam tejet e interesuar që bashkë me të gjithë të punojmë për të përmirësuar cilësinë në arsim.Ka shumë punë për të bërë dhe shumë vullnet, kështu edhe kryetarin e SBAShK-ut, e tjerët i kisha ftuar që me qenë të matur në deklaratat tyre. Ne i kemi takuar vazhdimisht edhe unë, edhe zëvendësministri”, thotë Arbërie Nagavc-Ministrja e Arsimit.

Por i menjëhershëm ka qenë përgjigjja e SBASHK-ut.

Për televizionin, kryetar i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se vazhdimisht janë injoruar kërkesat e tyre.

“Nagavci që nga greva 2022 nuk e ka pranuar dialogun, ne kemi dërguar shkresë e shkresa. Në emër të SBASHK-ut i kam bërë edhe më 22 prill një kërkesë që të takohemi pastaj ia kam dërguar edhe të gjitha kërkesat tona në informatën se do të ketë kërkesë më 1 maj kemi pritur që të na thërras të takohemi. Duke munguar dialogu dhe takimet me institucionet jemi të detyruar që më një maj të dalim në protestë”, tha Rrahman Jashari-Kryetari i SBASHK-ut.

Kërkesa kryesore drejtuar Qeverisë nga SBASHK-u, është rritja e vlerës së koeficientit të pagave për 30 për qind.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika