Nait Hasani: Albin Kurti po ndjek hapat e Hashim Thaçit

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të tregohet më produktiv, sipas tij kryeministri aktual po i ndjek hapat që i ka ndjekur Hashim Thaçi

Nait Hasani, ish ambasador i Kosovës në Tiranë, në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka  treguar se me Albin Kurtin kanë qenë në burg së bashku dhe gjatë asaj kohe kanë ndarë mendime të përbashkëta për jetën politike, zhvillimet dhe aktivitetin, gjithashtu mes tyre ka pasur edhe debate e diskutime.

Hasani ka thënë  se e vlerëson pozitivisht figurën e Kryeministrit të Kosovës, por sipas tij ai nuk është duke bërë sa duhet.

“Tani ai nuk e tregon veten që une kam shpresuar, ai nuk është Albini që ka qenë pjesë e një opozite por si kryeministër i cili është izoluar brenda një grupi që nuk punojnë mirë për Kosovën”, ka deklaruar Hasani.

Ish deputeti i PDK-së, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të jetë më pragmatik, sipas Hasanit Kurti duhet të jetë më bashkëpunues me të tjerët.

“Albini ka inat në raport politik me njerëzit e tjerë, si vend i vogël duhet të i’u ikim inateve, të njëjtin inat e ka pasur edhe Hashimi, Albini, është trashëgimtar i Hashimit vetëm në anën e kundërt”, ka shtuar ai.

Në fund, Nait Hasani duke e komentuar figurën e Albin Kurtit e ka krahasur atë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Hasani ka thënë se në të kaluarën Thaçi i ka ndjekur hapat e Rugovës “ndërsa Albini po ndjek hapat e Thaçit”

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika