Nait Hasani thotë se Emin Uka e Xhemail Shasivari kanë qenë UDB-ashët më brutal

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, në rrëfimin e tij në “Debat Plus”, ka deklaruar se UDB-ashët më brutal kanë qenë Emin Uka dhe Xhemail Shasivari.

Sipas Hasanit, Emin Uka e Xhemail Shasivari kanë qenë të dhunshëm dhe se ata kanë torturuar, fyer e sharë e kanë shkaktuar dhimbje të tmerrshme.

Hasani deklaroi se pjesa më e dhimbshme e arrestimit të tij si i burgosur politik ka qenë “të ofendonin me nanë e babë e me familje”.

Ai theksoi se brima e tij nga dhuna ishte e madhe dhe se atë e konsideronin kafshë, e madje e godisnin pa mëshirë, vazhdimisht. Ai shtoi se UDB-ashët s’kishin dhembshuri e as ndjenja ndaj të burgosurve dhe dhuna e tortura ka dominuar gjithherë.

“Emin Uka, Xhemail Shasivari kanë qenë pjesë e dhunës, e fyerjes e sharjes me nanë e babë… Ta q”’xxxx nanës e nanës, ju doni me na prish shtetin. Na kemi me iu vra krejt. Na kemi me iu shkatërru. Në moshën që ishim të gjitha këto duken pa zgjidhje, të lidhur te radiatorat, ulur në karrige, kur detyronin me fol dhe ti nuk folshe, të shtrinin përtokë, njëri ta qitke këmbën në kokë, tjetri në shpinë, tjetri të qonte në këmbë të mshonin me pendrek, tavan këmbëve. Ishte dhunë”.

“Aty instiktivisht del brima. Edhe kafshës kur i godet bërtet. Neve na konsideronin si kafshë. Sillnin te ne sikur në kafshë. Për kafshën duhet të kesh dhimbje, ata s’kishin dhimbje fare. Ishin pa ndjenja. Ishin sadista në kuptim të fjalës. Kënaqëshin kur na mëshonin, qeshnin kur na mëshonin. Vinte tjetri gjatë rrahjes, a po sheh le ti, çka po bën. Unë nuk jam si ai. Derisa nxehej, derisa nuk flisje. Ai të hynte torturë, dhunë, të njëjtën”, vijoi Hasani.

Hasani tha po sa mbaronte njëri, vinte tjetri UDB-ashë dhe e fillonte turnin e tij të dhunës e torturës. Por, edhe gardianët e burgut, sipas Hasanit, ishin të dhunshëm, njësoi sikurse UDB-ashët.

“Dhuna nuk përfundonte këtu… edhe rrugës në dhomën e burgut dhe kthimit. Gardianët ishin të bindur njëjtë. Ishin të pranuar në punë për të njëjtën”.

“UDB-ashët neve të burgosurit politikë na konsideronin se duam të shkatërrojmë shtetin e Jugosllavisë dhe se ata duhet të na luftonin me çdo mjet të mundshëm, dhunë, torturë, fyerje e sharje”.

“Kur i kujton gjitha këto ngjarje-histori, përsëri të dhemb trupi”, vijoi Hasani.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika