NBA publikon orarin e sezonit të rregullt 2022-2023

Liga e basketbollit në Amerikën Veriore, NBA ka publikuar orarin e rregullt të sezonit të ri 2022-2023, i cili do të fillojë më 18 tetor të këtij viti

Ilustrim

NBA ka publikuar orarin për sezonin e rregullt 2022-23 që përmban 82 ndeshje për ekip.

Sezoni i rregullt i 77-të i NBA do të fillojë të martën më 18 tetor dhe do të përfundojë të dielën, më 9 prill 2023.

Turneu NBA Play-In 2023 do të zhvillohet nga data 11 deri më 14 Prill 2023, i ndjekur nga fillimi i Playoff-it të NBA 2023 më 15 prill. Loja e parë e finaleve të NBA 2023 është planifikuar të luhet të enjten, më 1 qershor 2023 .

Sezoni i rregullt do të fillojë me 76ers Philadelphia që vizitojnë kampionët në fuqi të Konferencës Lindore, Boston Celtics. Në ndeshjen e dytë, kampionët në fuqi në NBA, Golden State Warriors do të luajnë me Los Angeles Lakers.

Një ditë më pas, më 19 tetor Memphis Grizzlies do të presë ekipin Neë York Knicks dhe ndeshja e dytë do të jetë një ripërsëritje e serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore të vitit 2022, me Dallas Mavericks që do të vizitojë Phoenix Suns.

Të 30-të skuadrat do të luajnë një ditë përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA, në një përpjekje për të inkurajuar tifozët të votojnë. Prandaj, asnjë lojë nuk është caktuar për ditën e zgjedhjeve më 8 nëntor.

Më vonë gjatë sezonit, pesë ndeshje do të luhen në ditën e Krishtlindjeve për të 15-in vit radhazi. Edicioni i 75-të i NBA-së në ditën e Krishtlindjeve do të transmetohet në ESPN gjersa Knicks pret ekipin 76ers., njofton SkySports.

Grizzlies do të bëjnë debutimin e tyre në ditën e Krishtlindjeve kur ata të vizitojnë ekipin Warriors pë një tjetër rindeshje në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore të vitit 2022.

Një moment i ri kryesor i orarit të sezonit të rregullt do të jetë “Java e Rivalëve të NBA” gjatë javës që fillon më 23 janar 2023. Do të jetë një javë me rivalitetet klasike dhe të reja.

Sezoni 2022-2023 do të shfaqë gjithashtu rikthimin e lojërave globale NBA, me dy ndeshje të sezonit të rregullt që do të luhen jashtë SHBA-së dhe Kanadasë.

Në NBA Mexico City Game 2022 do të shihni ekipin Heat të përballet me Spurs të shtunën më 17 dhjetor në Arena CDMX në Mexico City. Ndërsa Në NBA Paris Game 2023 do të ketë një ndeshje mes Chicago Bulls dhe Detroit Pistons të enjten, më 19 janar në Accor Arena në Paris.

Të 30 skuadrat do të luajnë në ditën e fundit të sezonit të rregullt, i cili do të zhvillohet të dielën, më 9 prill 2023.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika