Ndoqi 11 Kupa të Botës, braziliani hyn në “Guinness”

Një 75-vjeçar brazilian ka ndjekur 11 turne të Kupës së Botës, duke thyer kështu rekordin botëror “Guinness”

Daniel Sbruzzi

Një 75-vjeçar brazilian hyri në “Guinness”, për më së shumti turne të Kupës së Botës të ndjekur nga një individ.

Daniel Sbruzzi nga Taubaté, São Paulo, mori pjesë për herë të parë në Kupën e Botës në Argjentinë në vitin 1978, kurse Kupa e Botës e këtij viti në Katar, e çoi totalin e turneve të tij të ndjekur në 11.

Sbruzzi tha për Guinness World Records se ndjekja e World Cups është një mundësi që “lidh pasionet e mëdha” të jetës së tij: futbollin dhe përjetimin e kulturave të ndryshme në mbarë botën, shkruan Timesnownews.

Superfansi tha se në shumicën e turneve ai ka përfaqësuar bllokun e tij të karnavalit, të quajtur “Bloco Vai Quem Quer” ose “Kushdo që dëshiron mund të shkojë”.

“Një tipar i Bloco Vai Quem Quer është se burrat vishen si gra gjatë periudhës së karnavalit dhe parakalojnë në rrugë. Unë përpiqem të marr me vete kulturën nga qyteti im në mbarë botën,” tha Sbruzzi.

Ai tha se Kupa e Botës në Katar ishte i vetmi turne që mori pjesë pa një kostum të frymëzuar nga gratë, për shkak të kodit të veshjes së turneut.

Sbruzzi, ndër të tjera, ka shtuar se ai tashmë po planifikon ta vazhdojë rekordin e tij, duke marrë pjesë në Kupën e Botës në vitin 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara.

Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika