Ndryshime në kabinetin qeveritar të Shqipërisë, Rama emëron zëvendëskryeministre Belinda Ballukun

Pas zgjedhjes së saj si Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Qarkun e Tiranës vitin e kaluar, tashmë Balluku do të zë vendin e zëvendëskryeministres

Zëvendëskryeministrja, Belinda Ballukun

Gjersa ka falenduar tashmë ish-kryeministrin Arben Ahmetajn për kontributin e dhënë, Rama ka njoftuar se tashmë në vendin e Ahmetaj do të jetë Belina Balluku.

“Falënderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, ka shkruar Rama në Twitter.

Belinda Balluku është ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Balluku është zgjedhur Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Qarkun e Tiranës.

Ndër të tjera, kryeministri Rama tutje ka theksuar se tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit.

“Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë kryeministrit”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika