Në këmbim të parave kryenin provimet për patentë shofer në Prishtinë, arrestohen dy persona

Janë arretsuar dy persona në një autoshkollë na Prishtinë, të cilët në këmbim të parave ua kryenin provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar

Policia e Kosovës (ilustrim)

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘marrje e ryshfetit në sektorin privat’ dhe “bashkryerja”.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 14 shkurtit pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:  I.M mashkull/kosovar dhe B.M mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale: pesë folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer, një folder me të dhënat e kandidatëve si dhe dy pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi.

“Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në komunikatë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika