Në mesin e të vdekurve në Seul është dhe aktori korean, Lee Ji Han

Të dielën e 31 tetorit, agjencia e menaxhimit të artistit korean Lee Ji Han "935 Entertainment", për mediat koreane ka konfirmuar vdekjen e këngëtarit të K-pop-it dhe aktorit 24-vjeçar, Lee Ji Han

Aktori korean dhe këngëtari i K-pop-it , Lee Ji Han

Në mesin e 150 viktimave në fetën e Halloween në Seul ishte dhe aktori e këngëtari i K-pop-it, Lee Ji Han, ka njoftuar menaxhmenti i tij.

Të dielën e 31 tetorit, agjencia e menaxhimit të artistit korean “935 Entertainment” ka konfirmuar vdekjen e këngëtarit 24-vjeçar për mediat koreane.

Në llogarinë e menaxhmentit “935 Entertainment” në Instagram është shkruar se ishte  “zemërthyer” për të ndarë me të tjerët “lajmin e trishtuar”, duke e konsideruar aktorin e këngëtarin korean si “një anëtar të çmuar të familjes”. “Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për anëtarët e familjes që janë në pikëllim të thellë”, thuhej tutje në deklaratë, transmeton CNN.

Pas një rritje të turmës gjatë festimeve të Halloween në Seul, numri i personave të vdekur është të paktën 154, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas CNN Philippines, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur periudhë zie kombëtare, duke bërë shfaqjet argëtuese të pezullonin transmetimin.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika