Në njëvjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku, Kurti nesër pritet ta vizitojë familjen e tij

Polici Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës nga grupet terroriste në veri, 24 shtator 2023.

Nesër [ e martë] bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në njëvjetorin e rënies heroike të Afrim Bunjakut dhe nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë organizuar aktivitete të ndryshme, fillimisht vizitë te familja e heroit, pastaj homazhe te varri i tij. Dhe pritet të bëhet përurimi i rregullimit të varrit të Afrim Bunjakut.

Ndërsa, Akademia Përkujtimore do të mbahet nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

  • Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku.
  • Ora 09:00 – Vizita te familja e heroit Afrim Bunjaku
  • Ora 09:30 – Homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku
  • Vendosja e kurorave me lule dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.
  • Ora 15:00 – Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika