Në Shqipëri ratifikohet traktati për mbrojtjen e të dhënave

Autoritetet Shqiptare kanë ratifikuar traktate ndërkombëtare të Këshillit të Evropës për mbrojtje të të dhënave

Ambasadori Dastid Koreshi, në praninë e zëvendës sekretarit të përgjithshëm, Bjørn Berge, nënshkroi protokollin ndryshues.

Pas dorëzimit të instrumenteve teknike në Shqipëri janë ratifikuar dy traktate, përmes Përfaqësuesit të Përhershëm të Shqipërisë, Dastid Koreshi.

Traktati i parë ka të bëjë me konventën e Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (CETS 205), e njohur si Konventa e Tromso-s.

Konventa e Tromso-s është instrumenti i parë ligjor detyrues ndërkombëtar që njeh të drejtën e përgjithshme të aksesit në dokumentet zyrtare të zotëruara nga autoritetet publike.

Traktati i dytë dhe më i rëndësishmi lidhet me protokollin që ndryshon Konventën për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale (CETS 223), e njohur si Konventa 108+.

Konventa 108+ është një protokoll që synon të modernizojë dhe përmirësojë Konventën 108, i vetmi instrument ndërkombëtar detyrues me rëndësi globale në këtë fushë.

Ajo trajton sfidat e reja për mbrojtjen e privatësisë që rezultojnë nga përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit që janë shfaqur që nga miratimi i Konventës në vitin 1980.

Arsyeja më kryesore që i shtyu në ratifikimin e këtyre traktateve ishte që Shqipëria u përball kohët e fundit me dy incidente masive të rrjedhjes së të dhënave dhe një prej sulmeve më të bujshme kibernetike në historinë e saj.

Fillimisht ishte publikimi i listave me të dhëna të ndjeshme të qytetarëve – ku pasqyroheshin pagat dhe të dhënat e tyre personale.

Po ashtu rasti “patronazhistët”, u bë i njohur për publikun, pas një liste me mbi 900 mijë profile qytetarësh të publikuar.

Gjithashtu as sulmi kibernetik ende nuk është zbardhur si ngjarje pas bllokimit të aksesit të qytetarëve në shërbimet publike online.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika